“Poligraf”: Kush dërgon SMS mesazhe të rreme në emër të Postës që bëjnë mashtrime financiare ndaj qytetarëve?
Në fillim të vitit 2024, disa media raportuan për SMS mesazhe mashtruese, ku një uebfaqe e rreme e Postës së Maqedonisë së Veriut kërkon nga marrësi i mesazhit të paguajë taksë doganore për një paketë që gjoja i paska arritur.
Më 5 janar 2024, SH.A “Posta e Maqedonisë së Veriut” paralajmëroi publikisht për “Informacione të rreme dhe keqpërdorim të emrit të Postës së Maqedonisë së Veriut” duke bërë me dije se “qytetarët marrin mesazhe në telefon me përmbajtje të pavërtetë”.
Edhe më 8 dhe 9 janar 2024, më shumë media raportuan për mashtrimin me SMS mesazhe të rreme, si dhe se qindra qytetarë ishin shënjestër e këtij mashtrimi në internet. Disa qytetarë kanë qenë të mashtruar pasi kanë dhënë të dhënat bankare në faqen e rreme, e më pas nga llogaritë e tyre janë bërë pagesa prej disa qindra eurosh.
MPB po ashtu njoftoi përmes mediave se po merr masa për zbardhjen e rastit, duke u bërë apel qytetarëve që të mos bien në mashtrime të tilla dhe assesi të mos dërgojnë të dhënat e tyre personale përmes internetit.
Kjo nuk është hera e parë që Posta paralajmëron për keqpërdorim të emrit të saj në SMS mesazhe, që shihet edhe nga njoftimi më 27 nëntor 2023, për të cilin raportoi edhe TV Alsat.
Deri në përgatitjen e këtij emisioni, faqja e rreme “Posta e Maqedonisë së Veriut” me adresën mkposta.com ishte ende aktive. Për të mos rënë në mashtrime të tilla, qytetarët duhet t’i ndjekin informacionet në faqen zyrtare posta.com.mk, e jo në faqe tjera. Gjithashtu, është e nevojshme të dinë se njoftimi i vetëm dhe zyrtar për dorëzimin e paketave bëhet nga shpërndarësit e postës, siç thuhet në faqen e SH.A Posta.
Mesazhet e tilla të rreme i vlerësojmë si dezinformata, sepse minojnë besimin tek operatori publik postar. Qytetarët duhet të jenë shumë të kujdesshëm me SMS mesazhet dhe uebfaqet e këtilla të rreme, që të mos pësojnë humbje të mëdha financiare.
Të Tjera
NATO dislokon trupa në RMV dhe Kosovë
Kështu njoftoi NATO-ja më 30 shtator, duke thënë se kjo është hera e parë që forca të ARF-së do të...
Dauti: Nuk lejova që VMRO dhe LSDM ta fusin në rend dite Ligjin për “branitellat”
Deputetët e LSDM-së dhe VMRO-së në mbledhjen e sotme të Komisionin parlamentar për politikë sociale, demografi dhe rini, sërish kërkuan...
Anketë: BDI forca e dytë politike në vend
BDI E VETME 13.9%, KATËR PARTI TË VLEN – 11.7% Katër partitë pjesë e koalicionit VLEN bashkë gëzojnë përkrahjen e...
Ministri i Administratës, Goran Minçev, ka ndaluar punësimet me balanser
Ministri i Administratës, Goran Minçev, ka ndaluar punësimet me balanser. Për këtë, ka shkruar Anita Latifi ku pushtetit, ia uroi...
Alpinistja e zhdukur gjendet e vdekur në Malin Sharr
Një apliniste 72-vjeçare sot në mëngjes është gjetur në Malin Sharr në rajonin e Lubotenit, pa shenja jete, njoftoi Qendra...
Rrahu nënën e tij, arrestohet 32 vjeçari nga Gostivari
Me datë 30.09.2024, në ora 01:10, zyrtarë policorë të Policisë së Gostivarit në rrugën ,,18 Nëntori” në Gostivar kanë privuar...
Average Rating