Hierarkia e Barcelonës ka humbur besimin tek Xavi pas humbjes në Superkupë

Read Time:1 Minute, 7 Second
Dita e diel ishte padyshim një ndër ditët më të errëta për Barcelonën që prej ardhjes në krye të klubit të trajnerit Xavi Hernandez. Jo vetëm për faktin se humbën me rezultat 4-1 ndaj rivalit të përbetuar Real Madridit në finale, por gjithashtu për shkak të performancës tejet të dobët që i zemëroi drejtuesit e klubit katalan. Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes gishti është drejtuar tek trajneri. Xavi u fut në fushë me taktikat e gabuara, teksa Real Madridi arriti të shfrytëzojë faktin që mbrojtja e Barcelonës nuk ishte aq mirë e pozicionuar. Xavi ishte nën presion të madh tek Barcelona pas një periudhe të vështirë prej tre muajsh, por që tani situata është bërë edhe më e vështirë pas humbjes në Superkupë. Siç raportohet nga mediat në Spanjë bordi i klubit tashmë ka humbur besimin tek 43-vjeçari, i cili tashmë është në dijeni që nuk e ka më mbështetjen e instancave më të larta të klubit. Për më shumë edhe Deco i cili tek Barça ushtron detyrën e drejtorit sportiv dhe njihej si përkrahës i madh i Xavit, po ashtu ka filluar ta humbasë besimin tek tekniku spanjoll dhe ka filluar të hedhë dyshime në disa transferime, si ai i Ilkay Gundogan. Sidoqoftë, në fund vendimi i takon Joan Laportas i cili pritet të vendosë për fatin e Xavit së shpejti.
Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post “Poligraf”: Kush dërgon SMS mesazhe të rreme në emër të Postës që bëjnë mashtrime financiare ndaj qytetarëve?
Next post Paga fillestare 31 mijë denarë! Shpallet konkurs për pranimin e 300 ushtarëve profesionistë në Maqedoninë e Veriut