Rritje drastike e të sëmurëve me grip

Read Time:2 Minute, 45 Second

Gjatë javës së parë të vitit 2024, nga data 1 deri më 7 janar, në vend  janë raportuar 1.025 raste të të prekurve nga gripi ose sëmundjet e ngjashme me gripin. Kjo është për 2,5 herë më shumë krahasuar me javën e kaluar. Numri i personave të regjistruar këtë javë, krahasuar me javën e njëjtë të sezonit të kaluar është rritur për 24,8%, ndërsa në raport me modelin për 13 sezonet e fundit është regjistruar rritje prej 68,8%, tregojnë të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP).

 “Gjatë javës së parë të vitit 2024, pranë laboratorit të virusologjisë së ISHP të RMV kanë arritur 37 materiale për analiza laboratorike për gripin, paralelisht të analizuara edhe për grip edhe për KOVID-19 (SARS-CoV-2), Pastaj 21 raste kanë rezultuar pozitive për Influenza 19 А(H1)pdm09 dhe nga 1 Influenza А(H3) dhe Influenza А – e pasubtipizuar. Është regjistruar një rast me KOVID-19 dhe një me virus sincicial respirator (RSV). Incidenca e raportuar për herë të parë është mbi kufirin javor të aktivitetit sezonal të virusit të gripit, pra është arritur pragu i hyrjes në sezonin e gripit. 

Sa i përket moshës, 544 persona janë si të regjistruar tek grupmosha 15-64, 233 tek fëmijët 5-14 vjeç, 185 te fëmijët e grupmoshave nga 0-4 vjet dhe 63 janë regjistruar tek personat mbi 65 vjeç. Incidencë më e lartë është regjistruar tek grupmoshat nga 0-4 vjet.

“Të sëmurët janë raportuar nga 18 QShP/NjR: Shkup – 269, Dibër – 188, Gostivar – 114, Shtip – 107, Manastir – 104, ndërsa në të tjerat numri i rasteve të raportuara është më pak se 100. Nga 8 njësi raportimi që kanë raportuar raste gjatë kësaj jave është regjistruar aktivitet shumë i ulët i virusit të gripit, në gjashtë sezonal, në tre mesatar, ndërsa në 1 (Dibër) – aktivitet i lartë i virusit. Gjatë kësaj jave janë raportuar dy vdekje nga gripi. Bëhet fjalë për personat e moshës 56 dhe 61 vjeçare nga Shkupi dhe Kumanova të cilët janë shtruar në KU për pneumologji dhe alergologji. Tek të dy rastet është vërtetuar Influenza А(H1) pdm09”, theksojnë nga ISHP-ja. 

Nga Instituti ritheksojnë se vaksinimi kundër gripit sezonal është mbrojtja më efektive kundër kësaj sëmundje. ISHP rekomandon vaksinimin e të gjithë popullatës, veçanërisht të personave që i përkasin të ashtuquajturave grupe të rrezikut, sipas rekomandimeve të OBSH-së, domethënë të moshuarit – mbi 65 vjeç, fëmijët e moshës 6-59 muajsh, personat më të vjetër se gjashtë muaj me sëmundje kronike, gratë shtatzëna, si dhe punonjësit e shëndetësisë.

“Për sezonin 2023 /2024, Ministria e Shëndetësisë siguroi 60.000 doza të vaksinës katërvalente falas për këto kategori të popullatës. 15.000 doza shtesë të vaksinës katër valente janë siguruar përmes donacionit nga PIVI (Partnership for Influenza Vaccine Introduction). Më datën 25.10.2023 filloi vaksinimi kundër gipit sezonal. Vaksinimi kundër gripit për sezonin 2023/2024 do të zbatohet në Shtëpitë e Shëndetit dhe/ose Qendrat e Shëndetit Publik me Njësitë e tyre Rajonale. Vaksinimi i punonjësve shëndetësorë do të bëhet në Institutin e Shëndetit Publik. Caktimi i terminëve për vaksinat falas bëhet nëpërmjet uebfaqes www.vakcinacija.mk”, thonë nga ISHP-ja.

Deri në javën e parë të këtij vitit në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë vaksinuar gjithsej 60.766 persona me vaksinat falas ose komerciale.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Paga fillestare 31 mijë denarë! Shpallet konkurs për pranimin e 300 ushtarëve profesionistë në Maqedoninë e Veriut
Next post Bujar Osmani: 28 janari është një 28 nëntor tjetër