Bujar Osmani: 28 janari është një 28 nëntor tjetër

Read Time:1 Minute, 0 Second

“Tani jemi të fokusuar të gjithë në 28 janarin. 28 janari është edhe një festë e cila pas 100 viteve do të shënohet si festë kombëtare- Kryeministri i parë shqiptarë. Dhe mendoj që aty duhet të fokusohemi. Thyerja e monopolit të fundit të barazisë në shtet. … Kjo histeri antishqiptare që e shihni tani është si rezultat i 28 janarit. Është vrulli i fundit për të penguar 28 janarin. 28 janari është një 28 nëntor tjetër. 28 janari nuk ndalet. Barazia ose thyerja e monopolit te fundit, i cili do jap mesazhin se ky shtet tanimë vendimet i merr në Shkup”.

Kështu është përgjigjur Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani në emisionin “Klan Debat”, i pyetur për koalicionet e mundshme, listat e deputetëve nga ana e BDI-së dhe rreth asaj se çfarë do të jetë ndryshe pas 28 janarit.

“28 janari do të jetë i jashtëzakonshëm për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut. Nuk është me rëndësi emri i KM. Është me rëndësi thyerja e monopolit”, ka thënë më tutje kryediplomati Osmani. Ministri Osmani ka porositur se të gjithë duhet të përgatitemi për 28 janarin si një nga ditët më të rëndësishëm që do të ketë ky popull.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Rritje drastike e të sëmurëve me grip
Next post “Higjiena Komunale” – Shkup largoi 10.617 metra kub mbetje nga deponitë