U akuzua se vodhi në dyqane veshjesh, jep dorëheqjen deputetja e Zelandës së Re: Kam zhgënjyer shumë njerëz
Deputetja e Partisë së Gjelbër në Zelandën e Re, Golriz Ghahraman ka dhënë dorëheqjen pasi është përballur me akuza për vjedhje dyqanesh.
BBC News raporton se policia ka dyshime se Ghahraman ka vjedhur 3 herë në 2 dyqane vjeshjesh, një në Auckland dhe tjetra në Wellington.
Ghahraman tha se stresi në lidhje me punën e saj e bëri atë të vepronte në mënyra që janë krejtësisht jashtë karakterit të saj.
“Kam zhgënjyer shumë njerëz dhe më vjen shumë keq. Nuk është një sjellje që mund ta shpjegoj sepse nuk është në asnjë mënyrë racionale dhe pas vlerësimit mjekësor e kuptoj që nuk jam mire. Profesionisti i shëndetit mendor thotë se sjellja ime e fundit është në përputhje me ngjarjet e fundit që shkaktojnë reagime ekstreme ndaj stresit dhe kanë të bëjnë me trauma të panjohura më parë”,tha ajo duke shtuar se nuk donte të justifikonte veten.
Dorëheqja e Ghahraman vjen pasi u shfaqën pamjet që tregonin se ajo merrte një çantë stilisti nga një butik në Auckland.
Të Tjera
Ministri i Jashtëm i Turqisë takon edhe Ali Ahmetin gjatë vizitës në Maqedoni të Veriut
Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan tha në Shkup se stabiliteti i Ballkanit është ndër prioritetet e vendit të tij,...
Fisi i pakontaktuar i Amazonit vihet re pranë zonave të prerjes së pyjeve në Peru
Dhjetëra njerëz të fisit Mashco Piro, që besohet të jenë grupi më i madh i pakontaktuar në botë, u vunë...
WSJ-ja: Musk do të japë rreth 45 milionë $ në muaj për fushatën e Trumpit
Pretendohet se Elon Musk, pronar i kompanive si Tesla, SpaceX dhe X planifikon t'i dhurojë rreth 45 milionë dollarë në...
Kina pezullon konsultimet për kontrollin e armëve me ShBA-në
Për shkak të shitjeve të armëve amerikane në Tajvan, Kina deklaroi të mërkurën se ka vendosur të pezullojë konsultimet me...
Miliona njerëz përballen me temperatura ekstreme në SHBA
Miliona amerikanë po përgatiten për temperatura të rrezikshme, pasi një valë nxehtësie ka mbuluar pjesën e mesme dhe lindore të...
Risi në Malin Sharr, KALËRIM DHE KAMPING!
Risi në Malin Sharr, KALËRIM DHE KAMPING! Udhëtim mbi peisazhet mahnitëse malore të Malit Sharr. Me këte mënyr udhëtimi ju...
Average Rating