BDI – Dega Tetovë: Bilall Kasami i paaftë për ta menaxhuar Tetovën, mbeturinat kanë ngulfatur qytetin

Read Time:1 Minute, 9 Second

Dega e BDI-së në Tetovë ka reaguar përmes këshilltarëve të saj për situatën e shkaktuar me mbeturinat në qytetin e Tetovës.

Në shënjë simbolike, anëtarët e forumit rinor dhe këshilltarët e BDI-së kanë hedhur thasë me mbeturina në dyert e komunës së Tetovës.

Teksti i plotë i konferencës për shtyp:

“Të nderuar qytetarë,
Të nderuar përfaqësues të mediave,

Udhëheqësit e Komunës së Tetovës kanë humbur kontaktin me realitetin. Për t’u treguar se me çka përballen qytetarët në përditshmëri, sot po vendosim disa thasë mbeturinash para komunës që t’u kujtojmë se si e katandisur qytetin. Fokusi i klanit të mafisë urbane që udhëheq me Komunën e Tetovës është te tenderët milionësh dhe ndërtesat, e jo tek qytetarët.

Deponitë që janë krijuar në çdo lagje, përbëjnë kërcënim serioz për jetën e qytetarëve. Mbetjet që kanë filluar të kundërmojnë, janë sinjal se në këto deponi që janë krijuar në çdo lagje të Tetovës ka bakterie dhe mikro-organizma shumë të rrezikshëm për shëndetin e qytetarëve, e sidomos të fëmijëve tanë.

U bëjmë thirrje, që sa më shpejtë që të jetë e mundur, të mblidhen mbeturinat dhe të gjendet zgjidhje për situatën emergjente në të cilën është katandisur qyteti. Në të kundërtën, le të japin dorëheqje si pasojë e paaftësisë së tyre për të mbajtur higjienën e qytetit.

Premtuat se Tetovën do e bëni Dubai, në fakt Tetovën  e bëtë RUSINO!”.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Edward Joseph: Lista e zezë e SHBA-së është mesazh që politikanët e mençur duhet ta kuptojnë
Next post Lloga i përgjigjet Mickovskit: Në ASH nuk do të gjeni kurë të dëgjueshëm të DPMNE-së