Aziri: Kryqi dhe kisha në Tetovë, marrëveshje e fshehtë mes Besës dhe VMRO-së
Deputeti nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, Elmi Aziri, ka akuzuar Lëvizjen Besa për marrëveshje të fshehta me opozitaren VMRO-DPMNE. Nëpërmjet një shkrimi në rrjetin e tij social Facebook, Aziri kërkon që t’i shpjegohen opinionit për marrëveshjen e zgjedhjeve lokale 2017 dhe 2021 e cila parashihte ndërtimin e një Kishe në afërsi të Tetovës dhe vendosjen e Kryqit në Kodrën e Diellit.
Gjithmonë janë stolisur me pupla të huaja. Të jesh produkt i koalicioneve jo shqiptare, si ajo “Možeme”, të jesh ish zyrtar i BDI-së apo të jesh produkt organizatave pa nishan dhe të akuzosh të tjerët për ashikni me BDI-në, është më shumë se hipokrizi.U bënë pjesë e politikës, asokohe me BDI-në dhe më vonë me DR-në (Demokracinë e Re) dhe pastaj Besa, pastaj u ndanë, pastaj u bashkuan derisa të ndahen prap, paskan akuzuan Aleancën për Shqiptarët për arshikni me BDI-në. Ata mendojnë se shqiptarët kanë harruar se identiteti i tyre politik është formësuar në Strumicë, te Zoran Zaevi, i cili i mori ata në koalicion me partinë e vetë duke i thënë 4 vende në listë edhe pse, e din mirë që takati i tyre partiak nuk shkonte përtej dy mandateve, edhe atë në kohën kur ASH-ja u ofroi po katër deputet dhe 100% fitoheshte BDI-ja! Ata zgjodhën Strumicën dhe indirekt ta mbajnë BDI-në në pushtet! Dëmi që ju bë shqiptarëve me ‘besëlidhjen’ e ‘sharena revolucija’ ishte i shumë anshëm. Ata, de faktorizuan votën shqiptare duke e drejtuar atë drejt subjekteve politike maqedone, krahas kësaj ata ishin shumë gjeneroz dhe nga rradhët e tyre prodhuan disa parti!Përpara se të akuzojnë të tjerët duhet fillimisht ti shpjegojnë opinionit se si e bënë marrëveshjen e fshehtë me VMRO-në për zgjedhjet lokale 2017 dhe 2021 marrëveshja e cila parashihte ndërtimin (rindërtimin) e një Kishe në afërsi të Tetovës dhe vendosjen e Kryqit në Kodrën e Diellit. Poashtu, duhet ti tregojnë opinionit se pse dështoi rrëzimi i qeverisë në 2021, cilët deputet mundësuan vazhdimin e qeversisje së BDI-së!Ata duhet të sqarojnë se për cilat arsye nuk pranuan ti bashkangjiten Aleancës për Shqiptarët në zgjedhjet e 2020-ës, dhe meqë madhështinë e fitores së tyre tani e shofin te vetvetja pse tani ju duhet Aleanca për Shqiptarët? Githashtu duhet të shpjegojnë pse VMRO-ja është bërë promotor i tyre? – shkruan Aziri.
Average Rating