Thaçi: Kurti të mos ndërhyjë në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut
Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi kërkon nga Albin Kurti që të mos ndërhyjë në zgjedhjet që do të mbahen në Maqedoninë e Veriut.
Thaçi për “Euronews Albania” theksoi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të bënte shumë gabim nëse do të ndërhynte tek zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut në mundësi për përmirësim apo deformim të rezultatit zgjedhor.
“Vetëvendosja e cila drejtohet nga Kurti, do të bënte shumë gabim nëse ndërhynte në emër të qeverisë së Kosovës, në mundësinë e përmirësimit apo deformimit të rezultatit zgjedhor në Maqedoni. Kjo do të ishte e gabuar për shkak se vlerësoj se ata janë pak të informuar për tendencën e fundit politike në Maqedoni.
Mendoj se Kurti më shumë e ka këtë ndërhyrje për një rritje të influencës së vet politike brenda Kosovës sesa jashtë. Nuk do isha pajtuar që një qeveri qoftë e Kosovës apo e Shqipërisë, të shfaqet hapur apo drejtpërdrejt në mbështetje të një formacioni politik. Nuk them se janë të painformuar, për shkak se partitë e reja që e quajnë veten shqiptare do të garojnë në zgjedhjet e fundit, nuk janë parti të tëra por janë grimca të partive të ndryshme – shtoi Thaçi.
Të Tjera
NATO dislokon trupa në RMV dhe Kosovë
Kështu njoftoi NATO-ja më 30 shtator, duke thënë se kjo është hera e parë që forca të ARF-së do të...
Dauti: Nuk lejova që VMRO dhe LSDM ta fusin në rend dite Ligjin për “branitellat”
Deputetët e LSDM-së dhe VMRO-së në mbledhjen e sotme të Komisionin parlamentar për politikë sociale, demografi dhe rini, sërish kërkuan...
Anketë: BDI forca e dytë politike në vend
BDI E VETME 13.9%, KATËR PARTI TË VLEN – 11.7% Katër partitë pjesë e koalicionit VLEN bashkë gëzojnë përkrahjen e...
Ministri i Administratës, Goran Minçev, ka ndaluar punësimet me balanser
Ministri i Administratës, Goran Minçev, ka ndaluar punësimet me balanser. Për këtë, ka shkruar Anita Latifi ku pushtetit, ia uroi...
Alpinistja e zhdukur gjendet e vdekur në Malin Sharr
Një apliniste 72-vjeçare sot në mëngjes është gjetur në Malin Sharr në rajonin e Lubotenit, pa shenja jete, njoftoi Qendra...
Rrahu nënën e tij, arrestohet 32 vjeçari nga Gostivari
Me datë 30.09.2024, në ora 01:10, zyrtarë policorë të Policisë së Gostivarit në rrugën ,,18 Nëntori” në Gostivar kanë privuar...
Average Rating