Lloga-Dameva: Do të intensifikohet bashkëpunimi institucional për kthimin e besimit në sistemin e drejtësisë

Read Time:1 Minute, 11 Second

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga sot ka zhvilluar një takim me kryetaren e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva, ku kanë biseduar për zhvillimet aktuale në të dyja institucionet.

Nga Ministria e Drejtësisë thonë se vendimi i Gjykatës Administrative me të cilin Dameva u rikthye në krye të Këshillit ngjall shpresë për kthimin e besimit tek institucionet, si dhe domosdoshmërinë e punës ligjore dhe të përgjegjshme.

Ministri Lloga përshëndeti vendimin e shumicës së anëtarëve të Këshillit Gjyqësor për ndërprerjen e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë së kryetares së Gjykatës së Lartë, Besa Ademi.

Në takim, u diskutua edhe rreth Strategjisë për Zhvillimin e Sistemit të Drejtësisë (2024-2028) dhe masat e parashikuara nga ajo për reformat në zgjedhjen, përgjegjësinë dhe shkarkimin e presidentit dhe anëtarëve të Këshillit Gjyqësor. Strategjia është në përputhje të plotë me rekomandimet e Misionit vlerësues, për të cilat kryetarja e këshillit, Dameva, shprehu gatishmërinë për t’i zbatuar.

Ministri Lloga informoi se gjatë javës së ardhshme Grupi Punues do të përgatisë draft versionin e ndryshimeve ligjore për Këshillin Gjyqësor.

Këshillit Gjyqësor iu kërkua të shqyrtojë të gjitha rastet dhe korrespondencën e Ministrisë së Drejtësisë që i janë dërguar, në një kohë sa më të shkurtër.

Nga Ministria e Drejtësisë shtojnë se bashkëpunimi institucional i Ministrisë së Drejtësisë dhe Këshillit Gjyqësor do të intensifikohet në periudhën e ardhshme përmes bashkëpunimeve dhe projekteve të ndërsjella për të rikthyer besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Thaçi: Kurti të mos ndërhyjë në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut
Next post Parashikimi i motit për sot në Maqedoninë e Veriut