Pas njoftimeve për borë, NP “Rrugët e Maqedonisë” apelon që shoferët të kenë kujdes

Read Time:54 Second

Në një njoftim të fundit, Ndërmarrja Publike (NP) “Rrugët e Maqedonisë” ka bërë apel ndaj të gjithë shoferëve që të respektojnë masat dhe dispozitat ligjore në lidhje me ndryshimin e kushteve të motit ditëve në vijim. Sipas parashikimeve të DPHM, priten reshje të dendura bore dhe temperatura të ulëta nga data 19.01.2024 deri më 21.01.2024 (e premte, e shtunë dhe e diel).

NP “Rrugët e Maqedonisë” ka bërë thirrje që të gjithë shoferët të respektojnë dispozitat e detyrueshme ligjore për të poseduar pajisje dimërore. Këto përfshijnë përdorimin e gomave dimërore dhe rregullimin e shpejtësisë sipas kushteve të rrugës.

Shërbimet e NP “Rrugët e Maqedonisë” do të jenë në gatishmëri të plotë dhe në terren gjatë gjithë kësaj periudhe, duke mbajtur të kalueshme të gjitha rrugët. Shoferët  inkurajohen të kenë rroba të ngrohta në automjete dhe depozita të mbushura me karburant për të përballuar kushtet e vështira të motit.

Ky paralajmërim vjen me qëllim  të sigurisë dhe përgatitjes së duhur të shoferëve dhe udhëtarëve për kushtet e mundshme të vështira të motit gjatë ditëve në vijim.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Faton Ahmeti apelon, “të bëhemi bashkë për hapur perspektivën evropiane të vendit”
Next post Tetovë: Vodhën një motoçikletë, policia ka kapur dy persona