Maqedonia do të blejë tetë helikopterë nga një kompani Italiane
Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska në një intervistë gjatë ditës së djeshme në mbrëmje njoftojnoi se blerja e tetë helikopterëve të rinj shumëfunksional për Ushtrinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut po hyjnë në një fazë të re në kuadër të Ministrisë dhe Ushtrisë, oferta e kompanisë Italiane ‘Leonardo’ u knofirmua si më përshtatshmi në procesin e modernizimit të kapaciteteve helikopterike të Ushtrisë.
“Para një jave mbajtëm një Grup Drejtues, ku qëndrimi i Shtabibit të përgjithsëm, i cili u konfirmua nga të tjerë, mesi tyre edhe unë, është se më përshatatshmi, sipas performancanës, çmimi, përfshirë sistemin e mirëmbajtjes, është oferta nga Kompania Italiane ‘Leonardo’”, tha ministria në një intervist të zhvilluar në 360 gradë.
Këshilltari kryesor i Zelenskyt tregon se cila është “situata në lidhje me kundërofensi…
MPJ: Evakuohen nga Gaza tre shtetas të RMV-së të cilët më parë me dëshirë kanë qëndruar…
Interi pa dy yjet e skuadrës në udhëtimin e vështirë te Fiorentina
I ofroi ryshfet 50 euro një zyrtari policor për të kaluar kufirin në Han të Elezit, arr…
Në arrest shtëpiak që prej 30 dhjetorit, Sali Berisha bën ecje në verandë
Do të prokurohen dy lloje helikopterësh, Augusta 149 dhe Agusta 169. Njëri helikopter ka kapacitet më të madh, deri në 14 pasagjerë me pasjisje, ndërsa tjetri me kapacitet më të vogël,deri në 8 pasagjerë po ashtu me pajisje, informoi ministrja dhe shtoi se pas këttij vendimi hyn në fazën e formimit të komisonit të prokurimit i cili fo të nisë negociatat me kompanitë oferta e së cilës përzgjidhet si më e favorshme.
Lidhur me projektet e tjera të modernizmit, ministrja theksoi se pas 32 automjeteve të mbërritura, këtë vit priten edhe 16 autoblinda shtesë të prodhimit amerikan JLTV, si dhe blindat e para Stryker.
Sipas marrëveshjeve të prokurimit, theksoi Petrovska, dorëzimi i sistemeve të mbrojtjes ajrore nga Franca pritet në gjysmën e dytë të vitit 2025, ndërsa sistemet e artilerisë nga Turqia duhet të arrijnë në periudhën 2025-2026.
Buxheti i mbrojtjes këtë vit ka kaluar pragun prej 2 për qind të BPV-së, pra është 2.05% ose rreth 327 milionë euro. Një e treta e buxhetit të mbrojtjes është dedikuar për modernizimin dhe pajisjen e ushtrisë, me të cilën Maqedonia e Veriut përmbushi dy kriteret e NATO-s – Aleancën e Buxhetimit të Mbrojtjes – minimumi 2 për qind të BPV-së për mbrojtje dhe së paku 20 për qind të këtyre fondeve për modernizim. /Telegrafi/
Average Rating