Gostivar: Të punësuarit në Shtëpinë e Shëndetit protestojnë për vonesën e pagave
Të punësuarit në ISHP Shtëpia e Shëndetit në Gostivar e ndërprenë punën për pak dhe protestuan në shenjë revolte për vonesën e pagës së muajit dhjetor. Problemi, siç theksuan është se nuk ka kush t’i nënshkruajë, sepse pritet emërimi i drejtorit të ri.
“Edhe pse të gjithë kolegët në mbarë republikën i morën pagat, neve për dhjetorin ende nuk na është bërë pagesa. Duhej të bëhej deri më 10 janar, ndërsa me këtë të gjitha afatet janë tejkaluar. Problemi qëndron në atë që nuk është marrë vendim dhe ministri i shëndetësisë nuk ka emëruar drejtor të ri, edhe pse konkursi ka përfunduar. U bëjmë thirrje kompetentëve në ministri të gjejnë mënyrë dhe në afat sa më të shpejtë të mundshëm ta zgjidhin problemin. Në të kundërtën do të ndërmarrim masa më radikale”, tha përfaqësuesja e të punësuarve Safije Toçi.
Një pjesë e të punësuarve në protestë theksuan se për shkak të vonesës së pagesës së dhjetorit kanë probleme me bankat, sepse kanë marrë kredi dhe tashmë u rrjedhin dënimet për interesin e kredive.
Në protestë u ankuan se nuk e kanë marrë mbështetjen nga organizata sindikale dhe u është bërë presion që të mos protestojnë.
Nën ISHP Shtëpia e Shëndetit Gostivar janë shërbimet për ndihmë urgjente, patronazh, stomatologji parandaluese dhe vozitësit me afro 160 të punësuar.
Të Tjera
NATO dislokon trupa në RMV dhe Kosovë
Kështu njoftoi NATO-ja më 30 shtator, duke thënë se kjo është hera e parë që forca të ARF-së do të...
Dauti: Nuk lejova që VMRO dhe LSDM ta fusin në rend dite Ligjin për “branitellat”
Deputetët e LSDM-së dhe VMRO-së në mbledhjen e sotme të Komisionin parlamentar për politikë sociale, demografi dhe rini, sërish kërkuan...
Anketë: BDI forca e dytë politike në vend
BDI E VETME 13.9%, KATËR PARTI TË VLEN – 11.7% Katër partitë pjesë e koalicionit VLEN bashkë gëzojnë përkrahjen e...
Ministri i Administratës, Goran Minçev, ka ndaluar punësimet me balanser
Ministri i Administratës, Goran Minçev, ka ndaluar punësimet me balanser. Për këtë, ka shkruar Anita Latifi ku pushtetit, ia uroi...
Alpinistja e zhdukur gjendet e vdekur në Malin Sharr
Një apliniste 72-vjeçare sot në mëngjes është gjetur në Malin Sharr në rajonin e Lubotenit, pa shenja jete, njoftoi Qendra...
Rrahu nënën e tij, arrestohet 32 vjeçari nga Gostivari
Me datë 30.09.2024, në ora 01:10, zyrtarë policorë të Policisë së Gostivarit në rrugën ,,18 Nëntori” në Gostivar kanë privuar...
Average Rating