LOJTARËT E U-19 TË SHKËNDIJËS BOJKOTOJNË USHTRIMET SHKAKU PADREJTËSIVE

Read Time:1 Minute, 8 Second

Lojtarët e futbollit të Shkëndijës së ekipit U 19 sot kanë bojkotuar trajnimet. Sipas disa lojtarëve që Infozona.mk ka kontaktuar bojkoti ka ardhur si pasojë e padrejtësive që atyre janë duke iu bërë. Nga 15 lojtarë që ka U 19 asnjë nuk është ftuar në ekipin e parë edhe pse ata janë nga 10 deri në 15 vite duke ushtruar në klubin e futbollit Shkëndija.

Siç deklarojnë lojtarët, në ekipin e parë dhe në ushtrime që janë duke u zhvilluar në Antali të Turqisë është ftuar vetëm një lojtar i cili në U 19 është vetëm që dy muaj, ndërsa ata që janë pjesë e Shkëndijës një kohë të gjatë janë lënë jashtë.

Lojtarët e U 19 të klubit të Futbollit Shkëndija për këtë diskriminim akuzojnë kordinatorin e ekipit të parë Festim Ademin.

Për Infozona.mk ata thonë se nuk do të marrin pjesë në trajnime derisa në ekipin e tyre ka padrejtësi dhe selektime, po ashtu lojtarët theksojnë se kohë më parë tetë lojtarë të ekipit të parë kanë qenë pjesë e ekipit të parë por tani janë lënë jashtë nga kordinatori.

“Lojtarët që vijnë nga jashtë hyjnë në ekip të parë ndërsa ne që jemi nga 10 – 11 vjet nuk jemi të ftuar as në trajnimet në Antali. U-19 ka 15 lojtarë, tetë kemi qenë me ekipin e parë”- deklarojnë lojtarët për infozona.mk.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Mickoski: VMRO nuk do të votojë për Qeverinë teknike
Next post Kryeministri i parë shqiptar/ Spiropali: Shembuj si ky na bëjnë të besojmë dhe të jemi të sigurtë se bashkarisht do bëjmë të mundur ëndrrën për t’u bërë bashkë, pjesë e BE