Ahmeti: U realizua ëndrra e kahmotshme e shqiptarëve të Maqedonisë

Read Time:44 Second

Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim, Faton Ahmeti përmes një postimi në Facebook ka uruar Talat Xhaferin për postin e ri, Kryeministër të Maqedonisë së Veriut, duke shtuar se për shqiptarët e këtij shteti, kjo është një e arritur e madhe.

Ahmeti gjithashtu potencoi se me këtë zgjedhje, shqiptarëve të Maqedonisë po u realizohet një ëndërr e kahmotshme.

Në vijim keni postin e plotë të Faton Ahmetit, Sekretari

Ajo që deri dje dukej ëndërr e parealizueshme, sot po bëhet realitet dhe shqiptarët kanë marrë vendin e tyre meritor në Maqedoninë e Veriut.

Është momenti kur do të dëshmohet që shqiptarët dinë të udhëheqin me ndershmëri dhe përgjegjësi shtetin e Maqedonisë së Veriut.

Talat Xhaferi nga sot, do të jetë kryeministri i parë shqiptar i Maqedonisë së Veriut.

Të priftë e mbara kryeministër, paç shëndetin dhe sukseset në këtë detyrë kaq të rëndësishme.

Bashkë, dalshim faqebardhë!”

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Talat Xhaferi zgjedhet kryeministër i Maqedonisë së Veriut
Next post Opozita në Kosovë uron Talat Xhaferin