Osmani uron Xhaferin: Sot shënohet një moment historik i rëndësishëm për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut

Read Time:39 Second

Pak minuta pas zgjedhjes së kryeministrit Xhaferi, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e uroi atë duke thënë se kjo ditë shënon një moment historik për të gjithë komunitetin shqiptar në Maqedoninë e Veriut

“Urime, Kryeministër Talat Xhaferi! Sot shënohet një moment historik i rëndësishëm për të gjithë komunitetin shqiptar në Maqedoninë e Veriut, duke reflektuar kontributin e tyre jetik në shtetësinë e vendit dhe rrugëtimin drejt integrimit euroatlantik. I uroj qeverisë dhe të gjitha institucioneve të M.V. suksese”, shkroi ajo.

Xhaferi është bërë kryeministër me 65 vota pro, tri kundër dhe asnjë abstenim nga 111 deputetë sa ishin në sallë.

Ai sot u bë shqiptari i parë që është në krye të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, ndonëse do të jetë qeveri teknike me mandat 100 ditësh.

 

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Opozita në Kosovë uron Talat Xhaferin
Next post Konjufca: Kryeministri shqiptar, sado me kompetenca dhe kohë të limituar, thyen një barrierë të perceptimit për këdo