Basha: Urime të përzemërta Talat Xhaferi – pa vizionin e Ali Ahmeti, kjo do të ishte e pamundur

Read Time:39 Second

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, e ka uruar Talat Xhaferin, për zgjedhjen e tij si kryeministri i parë shqiptar i Maqedonisë së Veriut.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se pa vizionin, përkushtimin dhe vendosmërinë e Ali Ahmeti, kjo do të ishte e pamundur.

“Roli konstruktiv dhe përkushtimi ndaj vlerave euroatlantike i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut ka qenë përcaktues për anëtarësimin në NATO dhe në hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian”.

“Maqedonia e Veriut dëshmoi sot një standard shembullor për bashkëjetesën ndëretnike dhe rolin e shqiptarëve si faktor paqeje dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor. Duke i uruar suksese kryeministrit Talat Xhaferi, shpreh shpresën dhe besimin që rruga evropiane e Maqedonisë së Veriut të vazhdojë pa u ndalur”, ka shkruar Basha.

 

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Konjufca: Kryeministri shqiptar, sado me kompetenca dhe kohë të limituar, thyen një barrierë të perceptimit për këdo
Next post Lloga: ASH vendimtare për kryeministrin shqiptar, si edhe në shumë momente tjera të rëndësishme