MPB: Nuk do të ketë dënime nëse qytetarët nuk arrijnë t’i marrin dokumentet e reja deri më 12 shkurt
Afati i ndryshimit të dokumenteve personale është data 12 shkurt, por nëse qytetarët nuk e respektojnë atë, nuk do të ketë gjoba, por nuk do të mund të dalin jashtë shtetit.
MPB njofton se deri më tani, numri më i madh i qytetarëve të Republikës së Maqedonisë e kanë kryer obligimin dhe kanë marrë dokumente personale me emrin e ri kushtetues.
“Nëse nuk kanë nevojë për të udhëtuar tani, nuk ka nevojë të nxitojnë për të marrë pasaportë”, tha zëdhënësi i MPB-së Toni Angelovski, i cili theksoi se deri më tani janë lëshuar një milion e dyqind mijë dokumente udhëtimi me emrin e ri kushtetues dhe janë ndryshuar 100.000 letërnjoftime dhe mbi 500.000 patentë shoferë, që do të thotë se një pjesë e madhe e qytetarëve tashmë kanë ndryshuar dokumentet personale.”
Ndryshe, afati i 12 shkurtit shkaktoi turmë të mëdha të qytetarëve para sporteleve të MPB-së ku lëshohen dokumentet e reja. Autoritetet vendore njoftuan se do të kërkojnë nga Greqia që të shtyjnë afatin për vlefshmërinë e dokumenteve me emrin e vjetër të shtetit, kjo pasi siç thanë, RMV nuk ka kapacitete që për një kohë të shkurtë të ndryshojë të gjitha dokumentet e qytetarëve.
Të Tjera
NATO dislokon trupa në RMV dhe Kosovë
Kështu njoftoi NATO-ja më 30 shtator, duke thënë se kjo është hera e parë që forca të ARF-së do të...
Dauti: Nuk lejova që VMRO dhe LSDM ta fusin në rend dite Ligjin për “branitellat”
Deputetët e LSDM-së dhe VMRO-së në mbledhjen e sotme të Komisionin parlamentar për politikë sociale, demografi dhe rini, sërish kërkuan...
Anketë: BDI forca e dytë politike në vend
BDI E VETME 13.9%, KATËR PARTI TË VLEN – 11.7% Katër partitë pjesë e koalicionit VLEN bashkë gëzojnë përkrahjen e...
Ministri i Administratës, Goran Minçev, ka ndaluar punësimet me balanser
Ministri i Administratës, Goran Minçev, ka ndaluar punësimet me balanser. Për këtë, ka shkruar Anita Latifi ku pushtetit, ia uroi...
Alpinistja e zhdukur gjendet e vdekur në Malin Sharr
Një apliniste 72-vjeçare sot në mëngjes është gjetur në Malin Sharr në rajonin e Lubotenit, pa shenja jete, njoftoi Qendra...
Rrahu nënën e tij, arrestohet 32 vjeçari nga Gostivari
Me datë 30.09.2024, në ora 01:10, zyrtarë policorë të Policisë së Gostivarit në rrugën ,,18 Nëntori” në Gostivar kanë privuar...
Average Rating