Reagon Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë: Trajtim joparimor i gazetarëve të huaj në kurriz të atyre vendas
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) njofton se sot i ka dërguar një reagim dhe kërkesë për shpjegim për siç thonë, trajtimin joparimor të gazetarëve të huaj në Kuvendin e RMV, kryetarit të sapozgjedhur të Kuvendit, Jovan Mitreski.
Nga SHGM thonë se pas raportimeve nga gazetarët dhe sipas raportimeve të mediave gjatë ditës së djeshme, katër gazetarë janë privilegjuar nga shërbimet e Kuvendit në kurriz të gazetarëve dhe punonjësve të mediave vendase.
“Sipas kronikës së portalit Portali X, katër gazetarët e huaj janë vendosur të ulen në pjesën diplomatike të tarracës në sallën plenare dhe janë transportuar edhe me automjete zyrtare të Qeverisë gjatë vizitës së tyre”.
“Besojmë se deri më tani kjo nuk ka qenë praktikë dhe theksojmë se me veprime të tilla krijohet një precedent i cili mund të lë përshtypjen se dikush është i privilegjuar në kurriz të tjetrit në fushën gazetareske. Së paku, një trajtim i tillë nënçmon gazetarët e tjerë dhe krijon një perceptim se gazetarët e huaj ndikohen të raportojnë në favor të palëve të interesit vendas nga partitë politike në Kuvend, ndërsa trajtimi i pabarabartë i gazetarëve kontribuon në mungesën e transparencës dhe llogaridhënies”.
“Privilegjimi i disa gazetarëve ndaj të tjerëve nga shërbimet e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut ngre shqetësime serioze për lirinë dhe integritetin e gazetarisë në vend. Një favorizim i tillë mund të rezultojë në raportim të njëanshëm, censurë dhe shtypje të zërave të larmishëm, duke kompromentuar përfundimisht të drejtën e publikut për të patur qasje në informacion të saktë dhe të paanshëm”, thonë nga SHGM.
Të Tjera
NATO dislokon trupa në RMV dhe Kosovë
Kështu njoftoi NATO-ja më 30 shtator, duke thënë se kjo është hera e parë që forca të ARF-së do të...
Dauti: Nuk lejova që VMRO dhe LSDM ta fusin në rend dite Ligjin për “branitellat”
Deputetët e LSDM-së dhe VMRO-së në mbledhjen e sotme të Komisionin parlamentar për politikë sociale, demografi dhe rini, sërish kërkuan...
Anketë: BDI forca e dytë politike në vend
BDI E VETME 13.9%, KATËR PARTI TË VLEN – 11.7% Katër partitë pjesë e koalicionit VLEN bashkë gëzojnë përkrahjen e...
Ministri i Administratës, Goran Minçev, ka ndaluar punësimet me balanser
Ministri i Administratës, Goran Minçev, ka ndaluar punësimet me balanser. Për këtë, ka shkruar Anita Latifi ku pushtetit, ia uroi...
Alpinistja e zhdukur gjendet e vdekur në Malin Sharr
Një apliniste 72-vjeçare sot në mëngjes është gjetur në Malin Sharr në rajonin e Lubotenit, pa shenja jete, njoftoi Qendra...
Rrahu nënën e tij, arrestohet 32 vjeçari nga Gostivari
Me datë 30.09.2024, në ora 01:10, zyrtarë policorë të Policisë së Gostivarit në rrugën ,,18 Nëntori” në Gostivar kanë privuar...
Average Rating