Aliti: Talat Xhaferi është kryeministër me fuqi të plotë

Read Time:45 Second

Analisti Faton Aliti deklaroi në Pressing në T7 se Talat Xhaferi është kryeministër me të gjitha atributet që i takojnë një kryeministri.

Ai tha se Kushtetuta e Maqedonisë së Veriut nuk njeh kryeministër teknik.
“Themi kryeministër teknik, por kjo është vetëm një formulim. Kushtetuta e Maqedonisë nuk njeh kryeministër teknik, Kushtetuta e Maqedonisë njeh kryeministër dhe z.Talat Xhaferi është kryeministër me të gjitha atributet që i takojnë si kryeministër. Përveçse kuptohet në bazë të kodit zgjedhor ato kufizimet, punësimet, prokurimet publike e të tilla”, tha Aliti në Pressing, transmeton Express.

“Nuk ka ndonjë ndryshim tjetër përveç kësaj, dhe kjo i bën mirë edhe Maqedonisë si shtet, sepse në pasqyrimin e shtetit në arenën ndërkombëtare, Maqedonia megjithatë po përfaqësohet si një shtet i cili ka një masë kritike politike, që me gjitha gjasat nuk është shumicë, por është e mjaftueshme që në momente kritike të di të ndërtojë partneritet…”, u shpreh ai.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Faton Ahmeti në Pressing: Shqiptarët nuk janë më qiraxhinj në shtetin e Maqedonisë e Veriut
Next post Gorani: Ali Ahmeti dhe Arbën Xhaferi bënë rezistencën e armatosur, ia qëlluan në kohë