Barça e do Kloppin në vend të Xavit

Read Time:1 Minute, 4 Second

Barcelona është vënë në gjah qysh tash për ta gjetur trajnerin e ri.

Gjiganti katalunas do të mbetet pa trajner në fund të këtij sezoni pasi Xavi Hernandez e konfirmoi largimin nga “Camp Nou” me të përfunduar edicioni aktual.

SHBA, shqiptari vret gruan dhe arratiset me vajzën e mitur
Dhe në ndërkohë, largimin nga Liverpooli pas disa muajsh e zbuloi edhe trajneri Jurgen Klopp.

Prandaj, mediumi spanjoll “Sport” shkruan se trajneri gjerman është bërë një objektiv i kampionit aktual të Spanjës.

Ish-trajneri i Borussia Dortmundit u shpreh se i janë harxhuar energjitë dhe se ka nevojë për pushim pas nëntë vjetësh të kaluar në “Anfield Road”.

Megjithatë, një ofertë nga Barcelona nuk të vjen çdo ditë, kështu që Klopp me siguri do ta shqyrtojë këtë mundësi.

Ndërkohë, për të flitet në të ardhmen e ka në opsion edhe Kombëtaren gjermane.

Sidoqoftë, trajneri karizmatik më shumë preferon të punojë në përditshmëri me një klub, të paktën për momentin.

Xavi e konfirmoi largimin nga Barça në fund të sezonit pasi po ndihet në presion dhe përgjegjës për formën jo të mirë të klubit, ndërkohë që i ka akuzuar edhe referët në këtë sezon.

Kurse, Klopp po largohet nga “Reds” si një hero pasi fitoi gjithçka të mundshme me “Të Kuqtë” për gati një dekadë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Bozhinovski akuza të rënda: Me paratë e Tetovarëve mbushen xhepat e Mickovskit
Next post Ndahet nga jeta gazetari dhe ish ambasadori shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Fatmir Kumbaro