Kryeministri Talat Xhaferi takon ambasadorin Reka: Maqedonia dhe Shqipëria kontribuojnë në stabilitetin rajonal
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, u takua sot me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në vend, Fatos Reka. Në takim u përcollën urimet nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, për zgjedhjen e Kryeministrit Xhaferi në postin e Kryetarit të Qeverisë, si edhe për zgjedhjen e Qeverisë së re, informon PRESSonline.al
Janë theksuar marrëdhëniet jashtëzakonisht të mira ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, si një shembull domethënës i marrëdhënieve të mira fqinjësore në rajon, të cilat janë një kontribut serioz për stabilitetin e të gjithë Ballkanit Perëndimor dhe njëherazi edhe të kontinentit evropian.
Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, siç u konstatua, zhvillohen me sukses në rrugën evropiane dhe meritojnë anëtarësim të plotfuqishëm në Bashkimin Evropian në një proces dinamik deri në vitin 2030. Kjo, siç u vlerësua, është me rëndësi për qytetarët e të dy vendeve, por edhe për stabilitetin evropian, për shkak të kontekstit aktual gjeopolitik dhe prandaj mundësia shumë reale e deritanishme e integrimit evropian për të dyja vendet nuk duhet humbur.
Në këtë drejtim, Kryeministri Xhaferi theksoi se Qeveria e re kalimtare, e cila bazohet në koalicionin pro-evropian, vazhdon të punojë në përputhje me kursin e politikës pro-evropiane, qëllimi i së cilës është cilësia e jetës së qytetarëve me standarde evropiane. Para së gjithash, Kryeministri Xhaferi posaçërisht theksoi fokusin e Qeverisë në organizimin e zgjedhjeve të qeta, korrekte dhe demokratike, si edhe në disa ciklet e mëparshme zgjedhore.
Në pjesën e zhvillimit të bashkëpunimit, Kryeministri Xhaferi dhe ambasadori Reka u pajtuan se ekziston një vendosmëri e përbashkët për forcimin e integrimit ekonomik rajonal, siç dëshmojnë protokollet tashmë të nënshkruara për zbatimin e kushteve për qasje të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor, si edhe për lidhjen e ndërsjellë të skemave për identifikimin elektronik të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor. U diskutua edhe për përkushtimin për lidhjen infrastrukturore përmes korridoreve 8 dhe 10, që sjell përfitime ekonomike për të dy vendet.
Të Tjera
“Ma shau motrën”! Apasiev “ju kërkon fer” deputetëve të VMRO-së!
Deputeti dhe lideri i së Majtës, Dimitar Apasiev, në seancën e sotme të Kuvendit fillimisht ka hyrë në një debat...
Osmani: Çdo përpjekje për të minuar të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, do të përballet me kundërshtim të vendosur dhe unitet të palëkundur!
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në fjalimin e saj para deputetëve në Kuvendin e Kosovës tha se po i ndjek...
Shqipja në Maqedoninë e Veriut: Çfarë po e pengon zbatimin e Ligjit për gjuhët?
Një deklaratë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, rreth përdorimit të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, u bë një...
“Rrugës së Butiqeve” në Tetovë i kthehet pamja e vjetër, gjatë ditës do të mbyllet për makinat
“E konstruuar sipas modelit që ishte dikur, ende pa u përfunduar edhe pse kanë mbetur edhe shumë pakë ditë, sot,...
Kurti për bashkimin kombëtar: Jo, nuk është tash koha për këtë
“Jo, nuk është tash koha për këtë”, kështu i është përgjigjur pyetjes së prestigjiozes zvicerane “Neue Zurcher Zeitung”, kryeministri Albin...
Sela thirrje Mickoskit: Ta heqim 20%, meqë nuk keni asgjë kundër shqipes
“Në Maqedoni askush nuk është kundër gjuhës shqipe”, kështu tha kryeministri Hrisitijan Mickoski, deklaratë për të cilën i reagoi kryetari...
Average Rating