Kryeministri shqiptar, Grubi: Dikur ishte e paimagjinueshme, sot për ne si komb është realitet

Read Time:1 Minute, 18 Second

Zëvendëskryeministri Artan Grubi përmes një statusi në rrjetet sociale ka falënderuar mbështetësit e Bashkimit Demokratik për Integim në Kumanovë për mikëpritjen e ngrohtë që ata i bënë sonte, kreut të integristëve Ali Ahmeti, të cilin e shoqëronte nënkryetari Arbër Ademi, kryetari i degës së Kumanovës, zëvendëskryeministri Artan Grubi po edhe kryeministri shqiptar, Talat Xhaferi.

Në shkrimin e tij, Grubi ka shkruar se katër vite më parë, kur si subjekt politik dolëm me kauzën e Kryeministrit të parë shqiptar rrallë kush besonte në realizimin e këtij synimi, por ja që erdhi dita sot me Qeverinë e vendit tonë të udhëheq Talat Xhaferi.

Sipas Grubit, askush nuk mund të minimizojë peshën dhe rëndësinë e kësaj të arriture.

Statusi i plotë:

Faleminderit për mikëpritjen e ngrohtë bashkëqytetarëve tanë në Kumanovë!
Katër vite më parë, kur si subjekt politik dolëm me kauzën e Kryeministrit të parë shqiptar rrallë kush besonte në realizimin e këtij synimi, por ja që erdhi dita sot me Qeverinë e vendit tonë të udhëheq Talat Xhaferi.
Askush nuk mund të minimizojë peshën dhe rëndësinë e kësaj të arriture, të kota janë propagandat e përditshme, Bashkimi Demokratik për Integrim në krye me Ali Ahmetin ka bërë revolucionin kombëtar, faktorizimin e plotë të shqiptarëve në vendlindjen e tyre.
Ajo që dikur ishte e paimagjinueshme, sot për ne si komb në Maqedoninë e Veriut është realitet, e drejtë e arritur me punë e djersë.
Rruga drejt Europës është destinacioni ynë i rradhës, kemi bërë hapa të mëdhenj përpara dhe bashkë le të vazhdojmë deri në hapjen e plotë të dyerve të Europës!

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post “Xhaferri kryeministër, mesazh për rajonin”/ Musliu: Nuk ka post të paarritshëm për shqiptarët
Next post “Lëvizja Populli” themeloi Forumin e Gruas