Irani dënon sulmet ajrore të SHBA-së
Në qytetin al-Ka’im, rreth 350 km në veriperëndim të Bagdadit, gjithçka që ka mbetur pas sulmeve ajrore të Uashingtonit është vetëm shkatërrim.
Banorët në qytetin irakien thonë se zona e banimit përdorej edhe nga grupe të armatosura për të ruajtur sasi të mëdha armësh. Militantët ishin larguar nga zona dhe ishin fshehur pas sulmeve në Jordani ku mbetën të vrarë tre ushtarë amerikanë dhe u plagosën 40 të tjerë.
“I bëjmë thirrje organeve zyrtare që t’i japin fund kësaj ekzistence ushtarake brenda komplekseve të banimit. Këtë e kemi kërkuar më shumë se një herë në rrugë zyrtare dhe e kemi çuar në nivelet më të larta për t’i dhënë fund kësaj ekzistence, sepse shkakton dëme dhe lëndime te qytetarët”.
Pas vrasjes së tre ushtarëve amerikanë, SHBA nisi një seri sulmesh hakmarrëse, duke goditur 85 objektiva të lidhur me Gardën Revolucionare të Iranit dhe milicitë që ajo mbështet në Irak dhe Siri.
Nga këto sulme humbën jetën 16 persona dhe u plagosën 25 të tjerë. Në një deklaratë, qeveria irakene dënoi sulmet e Uashingtonit. Ato gjithashtu u dënuan edhe nga ministri i Brendshëm iranian Ahmad Vahidi i cili u shpreh se Uashingtoni duhet “të veprojë me mençuri” ndërsa Siria akuzoi SHBA-në për ndezjen e konfliktit në Lindjen e Mesme.
Për këtë çështje reagoi edhe ministrja e Punëve të Jashtme të Belgjikës Hadja Lahbib në Bruksel e cila bëri thirrje për vetëpërmbajtje.
“Kemi dëgjuar se ka patur sulme ajrore hakmarrëse nga Shtetet e Bashkuara që shënjestrojnë objektivat e Iranit në Irak dhe Siri. Është një shqetësim i madh dhe prandaj kërkojmë përmbajtje ,dialog dhe diplomaci. Është e vetmja mënyrë për të qetësuar situatën në Lindjen e Mesme.”
Të Tjera
Ndryshimi i pushtet po i hap partitë opozitare
Pas zgjedhjeve të dyfishta në Maqedoni të Veriut, ato Presidenciale dhe Parlamentare, gjegjësisht, pas formimit të qeverisë së re, ajo...
Miliona euro për avokatët në Hagë/ Ish-eprori i UÇK-së ‘godet’ të akuzuarit: Ishin milionerë, do të dalin multimilionerë!
Miliona euro nga buxheti i shetit të Kosovës, kanë shkuar tek avokatët e të akuzuarve në Hagë. Për këto miliona...
Hamasi konfirmon vdekjen e liderit
Një zyrtar i Hamasit e ka konfirmuar vdekjen e liderit të grupit, Yahya Sinwar. Khalil al-Hayya ka thënë se Sinwar...
Ushtria izraelite urdhëron të evakuohen urgjentisht më shumë se 20 fshatra në Libanin jugor
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë lëshuar urdhra urgjent evakuimi për më shumë se 20 fshatra në Libanin jugor....
Faton Ahmeti për qeverisjen e VLEN: Jemi dëshmitarë të përfaqësimit shqiptarë më të dobët dhe me kapaciete më të ulëta në drejtimin e institucioneve, gjithmonë pa legjitimitet
Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti përmes një press-konference për shtyp, ka adresuar një sërë akuzash për partitë shqiptare...
BDI, dega – Tetovë: Shkolla e mesme e mjekësisë është futur në borxh 500 mijë euro, drejtori të jep përgjegjësi
Këshilltari komunal nga radhët e BDI-së në Tetovë, Liridon Disha sot në një konferencë për media ka akuzuar drejtorin e...
Average Rating