Dauti kundër Taravarit: Aq shumë keni folur për demokraci dhe bëre të kundërtën

Read Time:40 Second

Deputetja e Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti ka reaguar pasi kreu i partisë, Arben Taravari përmes një shkrimi në Facebook bëri të ditur qëndrimin e tij personal se është “pro” koalicionit me opozitën shqiptare. Dauti thotë se qëndrimi është dashur të tregohet në Kuvendin Qendror të partisë, ku edhe pritet të merret vendimi.

“JO, faleminderit! Lirinë e vendimarrjes së anëtarësisë nuk e këmbejmë me asgjë. Propozimet jepen në Kryesi dhe aty merren vendimet, pastaj nëse kalojnë aty i përcillen Kuvendit Qendror. I vetmi propozim që ka kaluar në Kryesi të cilin edhe vetë e keni votuar është: Aleanca për Shqiptarët te dalë e vetme në zgjedhje. Aq shumë keni folur për demokraci dhe kundër diktaturës, sonte bëre të kundërtën. Ta ruajmë Aleancën për Shqiptarët dhe vlerat tona që i ndërtuam ndër vite”, ka shkruar Dauti.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Kërkoheshin për vuajtje të dënimit me burg, arrestohen tre kumanovarë
Next post Marrëdhëniet me Ramën e Kurtin? Xhaferi: Kontakte institucionale!