Taravari: Ndryshimi i madh ka filluar dhe nuk ka asgjë që e ndalon forcën tuaj!
Taravari: Ndryshimi i madh ka filluar dhe nuk ka asgjë që e ndalon forcën tuaj!
Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari është deklaruar pas qëndrimit që bëri dje për të garuar së bashku me opozitën shqiptare në zgjedhjet e 8 majit.
Në këtë status, ai lë të nëkuptohet se, pavarësisht faktit që kryetari i Kuvendit Qendror, Zijadin Sela, ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga dhe disa figura të tjera të larta partiake kundërshtuan Taravarin për këtë vendim, ai nuk ka ndryshuar qëndrimin e tij.
Shkrimi i plotë i Arben Taravarit:
“Pasi bëra publik qëndrimin tim politik ku tregova se duhet sjellim Ndryshimin E Madh bashkë me opozitën shqiptare jam bërë dëshmitar i gjallë i mrekullisë së një populli!
E dija se shumë veta do ishin dakort me deklaratën time pasi unë e mora këtë vendim duke ju pasur prioritet ju dhe nevojën tuaj për Ndryshim…por prej dje dhe deri tani që shkruaj prej jush kam marrë qindra-mijëra mesazhe urimi, falenderimi, frymëzimi dhe motivimi sa reagimi juaj ka kaluar çdo pritshmëri të mundshme!
Nga ato qindra-mijëra mesazhet tuaja mbështetëse jam i Lumtur t’ju them se Ndryshimi I Madh ka filluar dhe nuk ka Asgjë që e Ndalon Forcën Tuaj!
Nga miliona zërat tuaj prej dje është ndezur Fryma e Shpresës, Fryma e Besimit, Fryma e Ndryshimit!
Martin Luther King Jr do të thoshte se në malin e dëshpërimit…ka një gur shprese…
Unë prej dje që kam parë si kurrë në jetën time politike aq shumë njerëz të duan Ndryshimin, mund të them me siguri se Shqiptarët U Bënë Mal Shprese”!
Të Tjera
NATO dislokon trupa në RMV dhe Kosovë
Kështu njoftoi NATO-ja më 30 shtator, duke thënë se kjo është hera e parë që forca të ARF-së do të...
Dauti: Nuk lejova që VMRO dhe LSDM ta fusin në rend dite Ligjin për “branitellat”
Deputetët e LSDM-së dhe VMRO-së në mbledhjen e sotme të Komisionin parlamentar për politikë sociale, demografi dhe rini, sërish kërkuan...
Anketë: BDI forca e dytë politike në vend
BDI E VETME 13.9%, KATËR PARTI TË VLEN – 11.7% Katër partitë pjesë e koalicionit VLEN bashkë gëzojnë përkrahjen e...
Ministri i Administratës, Goran Minçev, ka ndaluar punësimet me balanser
Ministri i Administratës, Goran Minçev, ka ndaluar punësimet me balanser. Për këtë, ka shkruar Anita Latifi ku pushtetit, ia uroi...
Alpinistja e zhdukur gjendet e vdekur në Malin Sharr
Një apliniste 72-vjeçare sot në mëngjes është gjetur në Malin Sharr në rajonin e Lubotenit, pa shenja jete, njoftoi Qendra...
Rrahu nënën e tij, arrestohet 32 vjeçari nga Gostivari
Me datë 30.09.2024, në ora 01:10, zyrtarë policorë të Policisë së Gostivarit në rrugën ,,18 Nëntori” në Gostivar kanë privuar...
Average Rating