Shaqiri: Studentët i kanë bursat në llogaritë e tyre!

Read Time:1 Minute, 30 Second

Në prag të protestës së paralajmëruar studentore sot para MASH, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri në Fejsbuk publikoi se të gjithë studentët, të cilët i plotësojnë kushtet, në llogaritë e tyre i kanë marrë paratë për bursë.

Në publikim ai u bën thirrje studentëve të mos lejojnë të manipulohen nga dezinformatat dhe thirrjet qëllimkëqija dhe energjinë e tyre, siç thotë, ta orientojnë ndaj rezultateve më të mira në provime në sesionin e shkurtit.

Të dashur studentë,Derisa po lexoni këtë shkrim në llogaritë tuaja i keni mjetet e bursave të gjithë ju që keni plotësuar kushtet për vazhdim të bursës nga viti i kaluar si dhe pagesën retroaktive me marrëveshje. Sinqerisht dua të shpreh falenderimet e mia ndaj të gjithë sektoreve nëpër të cilat kalon procesi i bursave deri sa arrin tek ju. Ju ftoj që koncentrimin dhe energjinë tuaj ta shfrytëzoni për suksese më të larta në provimet të cilat i keni këtë javë, apeloj të mos bini pre e dezinformatave dhe thirrjeve qëllimkëqija. Suksese“, ka shkruar Shaqiri në profilin e tij në Fejsbuk

Ai rikujton se është rritur vlera e racionit studentor dhe e bursave dhe është paguar dallimi i bursave edhe për periudhën e kaluar, me çka, shtoi ai, “dëshmuam se punojmë me përkushtim për studentët.”

Për pasdite nga ora 14 para Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës u caktua protestë e studentëve, që ta shprehin pakënaqësinë nga, sip thonë, efikasiteti i MASH, pasi nuk i respekton afatet për pagesë të bursave dhe të subvencioneve tjera.

Organizatorë të protestës është Kuvendi i Studentëve universitar të Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” në Shkup, bashkë me Kuvendet e Studentëve Universitarë në UCM dhe me mbështetjen e kuvendeve të studentëve universitarë të Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit” – Manastir, Univeristetit “Goce Dellçev” – Shtip, “Nëna Terezë”, AUE – FON dhe Amerikan Kolexh.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Fetai: 16 nga 18 kuvendarët e ASH-së në Kumanovë mbështesin Taravarin
Next post Pep Guardiola e ka të ‘ndaluar’ të transferojë lojtarë nga këto dy klube