Trençevska: Sfidat e personave me aftësi të kufizuara janë edhe sfidat tona
Ministrja shtesë e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska sot në Veles, ka mbajtur mbledhje me përfaqësuesit e Shoqatës së të Verbërve të Komunës së Velesit.
Në takim, siç njoftojnë nga MPPS, është diskutuar për përfshirjen më të madhe të personave të verbër në shoqëri dhe sigurimin e më shumë burimeve për të lehtësuar funksionimin e tyre në shoqëri.
Trençevska informon se MPPS nga Buxheti i shtetit për vitin 2024 i ka rritur mjetet për shoqatat nacionale, si për shoqatat e të verbërve ashtu edhe për shoqatat e të shurdhërve dhe gjysmë të shurdhërve. Për Unionin Kombëtar për të Shurdhërit dhe Gjysmë të Shurdhërit në RMV-së ka ndarë 12.547.000 denarë, ndërsa për Unionin Kombëtar për të Verbërit në RMV-së ka ndarë 13.967.000 denarë e cila është për dy milion më shumë nga viti i kaluar për të dy sindikatat veç e veç.
Ajo thekson se kanë shtuar mjetet për punën e Sindikatave pasi siç shtoi, prioritet i tyre është përparimi i personave me aftësi të kufizuara.
“Vendimet i marrim sipas nevojave të personave me aftësi të kufizuara dhe kjo nuk do të ndryshojë në të ardhmen. Përkundrazi ne vazhdojmë të investojmë në vazhdimësi sidomos tek të rinjtë me aftësi të kufizuara sepse e dimë potencialin që fshihet tek ata”, theksoi ajo.
Pas takimit, siç thuhet në njoftim, janë prezantuar edhe printerë me të cilët kjo Shoqatë përgatit materiale leximi për personat me shikim të dëmtuar.
Të Tjera
NATO dislokon trupa në RMV dhe Kosovë
Kështu njoftoi NATO-ja më 30 shtator, duke thënë se kjo është hera e parë që forca të ARF-së do të...
Dauti: Nuk lejova që VMRO dhe LSDM ta fusin në rend dite Ligjin për “branitellat”
Deputetët e LSDM-së dhe VMRO-së në mbledhjen e sotme të Komisionin parlamentar për politikë sociale, demografi dhe rini, sërish kërkuan...
Anketë: BDI forca e dytë politike në vend
BDI E VETME 13.9%, KATËR PARTI TË VLEN – 11.7% Katër partitë pjesë e koalicionit VLEN bashkë gëzojnë përkrahjen e...
Ministri i Administratës, Goran Minçev, ka ndaluar punësimet me balanser
Ministri i Administratës, Goran Minçev, ka ndaluar punësimet me balanser. Për këtë, ka shkruar Anita Latifi ku pushtetit, ia uroi...
Alpinistja e zhdukur gjendet e vdekur në Malin Sharr
Një apliniste 72-vjeçare sot në mëngjes është gjetur në Malin Sharr në rajonin e Lubotenit, pa shenja jete, njoftoi Qendra...
Rrahu nënën e tij, arrestohet 32 vjeçari nga Gostivari
Me datë 30.09.2024, në ora 01:10, zyrtarë policorë të Policisë së Gostivarit në rrugën ,,18 Nëntori” në Gostivar kanë privuar...
Average Rating