Keqtrajtoi një fëmijë 3-vjeçar në çerdhe, Prokuroria nis hetim për kujdestaren

Read Time:1 Minute, 19 Second

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetuese ndaj një kujdestareje 32 vjeçare në kopshtin e fëmijëve, për të cilën ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale në vazhdimësi – “Moskujdes dhe keqtrajtim i fëmijës” nga neni 201 paragrafi 1 në lidhje me nenin 45 të Kodit Penal.

“Në periudhën kohore 2022-2023, e punësuara e dyshuar në një kopsht në Radishan ka ushtruar dhunë mendore dhe fizike në disa raste ndaj një fëmije tre vjeçar, i cili frekuentonte çerdhen. Ajo iu drejtua fëmijës me fjalë fyese, e tërhoqi zvarrë dhe ia tërhoqi flokët, kështu ai ka vuajtur nga një frikë dhe stres i madh, që ka sjellë si pasojë humbjen e të folurit dhe frikën për të shkuar në kopsht”, thuhet në njoftimin e PTHP.

Prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup propozim për caktimin e disa masave ndaj të dyshuarës: ndalimi për t’u larguar nga vendbanimi, detyrimi i të dyshuarës për t’u paraqitur herë pas here te një zyrtar i caktuar ose tek një organ kompetent shtetëror, konfiskimi i përkohshëm i lejes së udhëtimit, ose dokument tjetër për kalimin e kufirit shtetëror, d.m.th. ndalim për dhënien e tij, ndalim të vizitës në kopsht dhe të gjitha objektet që janë pjesë e të njëjtit kopsht, ndalim për afrimin ose vendosjen, gjegjësisht mbajtjen e kontakteve ose marrëdhënieve me fëmijën e dëmtuar, me prindërit dhe me dëshmitarët, si dhe ndalimin e ndërmarrjes së disa aktiviteteve të punës që kanë të bëjnë me veprën penale, përkatësisht largimit nga vendi i punës.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Deputeti i vetëm i PDE-së, Bastri Bajrami do të votojë shkarkimin e ministrave dhe emërimin e të rinjve
Next post Sot deri në orën 17 bllokadë e komunikacionit ndërkombëtar në vendkalimin kufitar Mexhitlia