Shkup: Kurti nuk do të marrë pjesë në panelin “Politika progresive – përgjigje ndaj sfidave të vendeve nga Ballkani Perëndimor”

Read Time:57 Second

Edhe përkundër paralajmërimeve, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk do të marrë pjesë në panelin “Politika progresive – përgjigje ndaj sfidave të vendeve nga Ballkani Perëndimor”, në të cilin në organizim të Fondacionit Fridrih Ebert – zyra Shkup, do të flasin përfaqësues të socialistëve nga rajoni.

Në vend të tij, siç njoftuan organizuesit, do të marrë pjesë ministri i Kulturës dhe Sportit, Hajrullah Çeku, dhe sekretar ndërkombëtar i partisë politike Vetëvendosje.

Ngjarja do të fillojë me paraqitje hyrëse të nënkryetares së Partisë së socialistëve evropianë (PSE) Radmilla Shekerinska dhe prëfaqësuesja e Fondacionit Fridrih Evert, Helen Korlaender.

Është paralajmëruar  se në panel paraqitje do të kenë kryetari i Partisë socialdemokrate të Gjermanisë, Lars Klingbail, njeriu i parë i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, nënkryetarja e Partisë demokratike të Serbisë, Dragana Rakiq, lideri i Partisë për liri dhe drejtësi (SPP), Dragan Gjilas, më pas njeriu i parë i Partisë socialdemorkate të Malit të Zi, Ivan Vujoviq, nënkryetari i Partisë demokratike të socialistëve të Malit të Zi, Ivan Vukoviq.

Në panel paraqitje do të ketë edhe nënkryetarja e Partisë socialdemorkate të Bosnjë e Hercegovinës, Lana Përliq, si dhe sekretari i prëgjithshëm i Partisë socialiste të Shqipërisë, Blendi Klosi.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post VMRO-TARAVARI-LEN, del në shesh marrëveshja e fshehtë
Next post Filloi mbledhja e Kuvendit, në rend dite të së cilës është shkarkimi i ministrave Mexhiti dhe Aliu