Tetova helmohet nga ajri i ndotur, shifrat janë alarmante ndërsa institucionet rinë duarkryq (Infografik)

Read Time:7 Minute, 58 Second

Duke filluar nga java e kaluar, qytetarët e Tetovës vazhdojnë të thithin ajër shumë të ndotur. Shifrat e ndotjes së ajrit kanë tejkaluar pragun e alarmimit. Mesatarja e regjistruar e grimcave PM 10 nga 1 deri më 7 shkurt është 134.85 μg/m3, vlera mesatare ditore e PM10 nuk mund të kalojë 50 mikrogramë për metër kub. Ndërsa mesatarja e regjistruar e grimcave PM2.5 për këtë periudhë është 75.84 μg/m3 nga vlera e lejuar 25 μg/m3. Autoritetet qendrore dhe lokale me vite janë në gjumë dimëror për këtë problem. Mjekët dhe shoqëria civile alarmojnë për rreziqet, shkruan Portalb.mk.

Tetova vite me radhë gjendet në krye të listave botërore ndër qytetet me ajrin më të ndotur. Me hyrjen në sezonin dimëror problemi thellohet më tepër për shkak të lëndëve djegëse në amvisëri, ndërsa ndotja më e madhe paraqitet në mbrëmje.

Specialisti i higjienës dhe ekologjisë shëndetësore nga Qendra e Shëndetit Publik në Tetovë, Ratko Davidovski theksoo se ditët e fundit vlerat e grimcave PM 10 kanë qenë shumë të larta, ndërsa piku ka qenë diku nga ora 17 deri në 19.

“Është koha kur ndizen nxemjet sepse është ftohtë, kurse në Tetovë mbi 60 përqind e popullsisë ngrohet me dru. Sigurisht që këtu ndikojnë edhe faktorët meteorologjikë, kemi pasur mungesë të erës, kemi pasur ditë me diell. Kemi pasur edhe inversion të temperaturës”, tha Davidovski.

Mjeku sqaroi se të gjithë janë të prekur nga ndotja e ajrit, ndërsa më të rrezikuarit duhet të jenë më të kujdesshëm.

“Secili prej nesh duhet të kontribuojë që të kemi më pak ndotje të ajrit si dhe pushteti qendror dhe lokal, por zgjidhja është gazifikimi, gjithashtu problem është edhe komunikacioni, qytetarët duhet të përdorin transportin publik”, porositi Davidovski.

Ndotësit më të rrezikshëm nuk janë ata që shihen me sy, si pluhuri dhe tymi, po grimcat e ashtuquajtura PM (particulate matter), të cilat janë aq të vogla sa mund të depërtojnë në trup. Grimcat PM 10 shkaktojnë irritim të syve, fytit dhe hundëve, kurse niveli i lartë i tyre është i rrezikshëm për personat e ndjeshëm, pasi që përkeqëson frymëmarrjen te personat me astmë dhe rrit rrezikun e sulmit në zemër për personat që kanë probleme me shtypjen ose diabetin. Grimcat PM 2.5 janë më të rrezikshme, pasi që mund të depërtojnë thellë në mushkëri dhe në gjak dhe rrjedhimisht niveli i lartë i tyre dëmton mushkëritë dhe zemrën.

Sipas standardeve botërore shëndetësore, në një vit kalendarik nuk duhet të ketë më shumë se 35 ditë me ajër të ndotur.

Në infografikun e përgatitur nga Portalb.mk mund të shihet niveli i grimcave PM 10 dhe PM 2.5, gjatë javës së parë të muajit shkurt 2024, si dhe mesatarja vjetore nga 2004 deri 2023.

Tetova helmohet nga ajri i ndotur, shifrat janë alarmante ndërsa institucionet rinë duarkryq (Infografik)
CTRL – ZEKOFOTO GALERIA
By Fisnik Xhelili ON 11/02/2024 09:00
Ndotja e ajrit në Tetovë. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Infografik: Fisnik Xhelili/Portalb.mk
Infografik: Fisnik Xhelili/Portalb.mk
Rekomandimet e Institutit të Shëndetit Publik kur ka ndotje të ajrit janë:

Të qëndrohet në shtëpi nëse nuk keni nevojë të dilni jashtë
Personat me probleme të mushkërive, të rriturit me probleme të zemrës dhe të moshuarit duhet të shmangin aktivitetin e rëndë fizik
Gratë shtatzëna të qëndrojnë në shtëpi
Personat me astmë mund të kenë nevojë të përdorin më shpesh inhalatorin e tyre
Përdorimi i maskave ​​me efikasitet të provuar
Ata me sëmundje kronike duhet ta marrin me rregull terapinë dhe nëse është e nevojshme, nëse ndjejnë simptoma, duhet ta kontaktojnë menjëherë mjekun amë ose spitalin
Shmangja e qëndrimt dhe aktivitetet në natyrë (sporte, rekreacion)
Të mos hapen dritaret në shtëpinë tuaj
Të përdoren pastruesit e ajrit pa jonizator.
Elmedina Abdulahi, aktiviste e mjedisit thekson se situata në Tetovë po bëhet gjithnjë e më shqetësuese për banorët. Ajo thotë se pas kalimit të pragut të alarmimit nga Komuna e Tetovës, nuk kanë ndërmarrë asnjë masë konkrete.

Elmedina Abdulahi. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk
Elmedina Abdulahi. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk
“Në vend të një reagimi të shpejtë, ata vetëm kanë bërë postim në rrjetet sociale. Derisa banorët e Tetovës përballen me pasojat e ndotjes së ajrit, duket se autoritetet lokale dhe qendrore janë më shumë të përqendruara në premtimet parazgjedhore, prandaj dhe nuk merren me implementimin e masave konkrete për të përmirësuar cilësinë e ajrit. Kjo mungesë e veprimit është shumë shqetësuese duke marrë parasysh se ndotja e ajrit ka ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin e të gjithë komunitetit, pa dallim nga pozitat shoqërore”, thekson Abdulahi.

Ajo thekson se banorët janë tejet të shqetësuar dhe kërkojnë një reagim të menjëhershëm nga autoritetet.

“Por fatkeqësisht, shqetësimet e banorëve dhe reagimet e aktivistëve janë të pamjaftueshme pa ndërmarrjen e masave radikale që do të kishin dal si rezultat i bashkëpunim të autoriteteve lokale dhe qendrore”, përfundoi Abdulahi.

Pyetëm Komunën e Tetovës dhe Ministrinë e Mjedisit, por këto dy institucione qëndruan në heshtje për këtë problematikë kërcënuese për qytetarët.

Në programin zgjedhor të kryetarit të Komunës së Tetovës, me të cilin ai erdhi në krye të komunës, gjegjësisht në faqet 25-26 parashihet se do të angazhohen për një sistem ekologjik të suksesshëm me një program dhe strategji afatgjate për zhvillimin e mëtejshëm të objektivave për ruajtjen e natyrës dhe të mjedisit.

Aty premtohet se kjo do të bëhet përmes: Nxitjes së prodhimit të energjisë nga burimet përtëritëse, ndërtimit të një fabrike për riciklimin e mbeturinave, planimetri e detajuar për kazanët e mbeturinave, plani afatmesëm për zgjerimin e hapësirave të gjelbra, sanksionim financiar dhe përgjegjësi ligjore për të gjithë ata që ndotin ambientin dhe hedhin mbeturina, financim vjetor për OJQ-të ekologjike, vendosje e pajisjeve ekologjike për lëvizje në vende të caktuara në qytet, subvencione për blerje të biçikletave dhe trotineteve elektrik,, subvencionim i inverterëve dhe paneleve solar, përcjellje e rregullt e ndotësve të ambientit, pastrimi dhe larja e bulevardeve, rrugëve dhe trotuareve, plan aksionar për aktivitete edukuese ekologjike.

Megjithatë, përveç disa aktiviteteve simbolike, shumica e këtyre premtimeve nuk janë përmbushur ende.

Mbrojtja e mjedisit jetësor në vitin 2023 nuk ishte ndër prioritetet kryesore të politikanëve në Maqedoninë e Veriut. Tradicionalisht,edhe vitin e kaluar u përsëritën problemet dhjetëvjeçare me mungesën e financave, kapaciteteve në institucione dhe projekteve konkrete që japin rezultate të dukshme. Niveli i ndotjes së ajrit në Maqedoninë e Veriut gjatë muajve të dimrit ishte i madh dhe vitin që shkoi, pushteti qendror dhe komunat akuzonin njëri-tjetrin për atë se kush duhet të marrë përgjegjësi.

Që ky problem është mjaft serioz dhe kërcënues për vendin tone e thotë edhe Raporti i fundit i Komisionit Evropian për progresin e reformave të Maqedonisë së Veriut. Në raport theksohet publikisht se gjatë këtij viti duhet të punohet veçanërisht për zbatimin e masave specifike për uljen e ndotjes së ajrit

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post RMV-ja nën ndikimin e cikloneve mesdhetare – reshje shiu dhe borë në viset malore!
Next post Ish-deputeti i VMRO-së sulmon fizikisht mjekun në orar të punës – rasti paraqitet në polici