Muriqi i lumtur për përkrahjen nga tifozët, uron të qëndrojë gjatë tek Mallorca

Read Time:45 Second

Vedat Muriqi është shprehur i lumtur për golin që i solli fitoren Mallorcas.

Të dielën mbrëma, Mallorca fitoi 2:1 ndaj Rayo Vallecanos, ndërsa Muriqi shënoi golin e fitores në minutën e 91-të.

“Ndjenja shumë të mira. Kur trajneri më tha se do të startojë, unë vërtetë kam dashur që Muriqi të kthehet, të shënoj gol dhe të fitojmë tri pikë. 90 minutat e parë pas një kohe të gjatë dhe një gol i rëndësishëm. Kështu që jemi të lumtur”, ka thënë Muriqi për sajtin zyrtar të Mallorcas.

Ai më pas ka folur për përkrahjen që ka nga shikuesit e Mallorcas.

“I dua shumë tifozët. Prej ditës së parë kanë bërë që të ndihem shumë komod, unë dhe familja ime. Shpresoj për shumë vjet këtu”, ka thënë Muriqi.

“Në fund të rëndësishme janë tri pikët. Jemi gjashtë pikë larg zonës së rënies, por është ende herët dhe duhet të vazhdojmë para”.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Faton Ahmeti: Nxënësit e fshatit Sellcë do të mësojnë në shkollë moderne dhe bashkohore
Next post Shaqiri për nxënësit shqiptarë të Çashkës: Jemi afër gjetjes së zgjidhjes