Xhaferi: Janë bërë hapa të rëndësishëm për zgjidhjen e problemit me dokumentet personale
Kryeministri Talat Xhaferi thotë se janë bërë hapat e parë për zgjidhjen e çështjes së lëvizjes në territorin e shtetit, sa i përket lejeve të vozitjes, librezave dhe policave të sigurimit.
“Për nevojat e komunikimit me jashtë, duhet të ketë procedura gjyqësore për sigurimin e dokumenteve të duhura. Shpresoj që 650 mijë qytetarë sot as të kenë nevojë dhe as mundësi të largohen nga vendi. Vetë qytetarët duhet të lajmërohen dhe të kontaktojnë njësitë rajonale të MPB-së për ndërrimin e dokumenteve”, tha Xhaferi duke iu përgjigjur pyetjes se cili është mesazhi i tij për 650 mijë qytetarët e Maqedonisë që nga sot nuk mundenen të largohet nga vendi pa pasaportë me emrin e ri kushtetues Republika e Maqedonisë së Veriut.
Xhaferi sot mori pjesë në vendosjen e gurthemelit të qarkores në Tetovë nga ku tha se projekte të tilla dëshmojnë përkushtimin e kësaj qeverie drejt investimeve kapitale infrastrukturore në të mirë të qytetarëve dhe ekonomisë së vendit, si lidhje ndërmjet rrethinës së Tetovës me Korridorin 8.
“Jam i lumtur që sot jemi mbledhur këtu për të vendosur gurthemelin për Qarkoren e Tetovës, duke zgjidhur kështu një nga problematikat më të mëdha që i ka munduar qytetarët e Tetovës.
Qarkorja është një nga projektet prioritare të qeverisë, krahas investimeve kapitale si Korridori 8 dhe 10d, projekte që do të lidhin më shume vendin tonë me rajonin dhe do të mundësojnë infrastrukturë më moderne.
Ne nuk ikim nga sfidat por përballemi dhe ta, ndaj këto investime i realizojmë për përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe ekonominë e vendit”, tha Xhaferi.
Të Tjera
NATO dislokon trupa në RMV dhe Kosovë
Kështu njoftoi NATO-ja më 30 shtator, duke thënë se kjo është hera e parë që forca të ARF-së do të...
Dauti: Nuk lejova që VMRO dhe LSDM ta fusin në rend dite Ligjin për “branitellat”
Deputetët e LSDM-së dhe VMRO-së në mbledhjen e sotme të Komisionin parlamentar për politikë sociale, demografi dhe rini, sërish kërkuan...
Anketë: BDI forca e dytë politike në vend
BDI E VETME 13.9%, KATËR PARTI TË VLEN – 11.7% Katër partitë pjesë e koalicionit VLEN bashkë gëzojnë përkrahjen e...
Ministri i Administratës, Goran Minçev, ka ndaluar punësimet me balanser
Ministri i Administratës, Goran Minçev, ka ndaluar punësimet me balanser. Për këtë, ka shkruar Anita Latifi ku pushtetit, ia uroi...
Alpinistja e zhdukur gjendet e vdekur në Malin Sharr
Një apliniste 72-vjeçare sot në mëngjes është gjetur në Malin Sharr në rajonin e Lubotenit, pa shenja jete, njoftoi Qendra...
Rrahu nënën e tij, arrestohet 32 vjeçari nga Gostivari
Me datë 30.09.2024, në ora 01:10, zyrtarë policorë të Policisë së Gostivarit në rrugën ,,18 Nëntori” në Gostivar kanë privuar...
Average Rating