Kovaçevski: Do të propozohet që ndërrimi i lejeve të shoferëve të jetë pa pagesë

Read Time:1 Minute, 11 Second

Në seancën e sotme të Qeverisë do të propozohet një zgjidhje që do të mundësojë që ndërrimi i lejeve të shoferëve dhe të komunikacionit të jenë falas deri në fund të vitit, njoftoi kryetari i LSDM-së Dimitar Kovaçevski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kovaçevski tha se deri më tani janë ndërruar mbi 1.2 milionë dokumente udhëtimi dhe mbi 550 mijë leje për shoferë, duke shpjeguar se numri i dokumenteve të lëshuara deri më tani është prekur nga pandemia dyvjeçare me masat e distancimit social që ka prishur kanalet e furnizimit dhe proceset e prodhimit në fabrikat e dokumentacionit.

“Sigurisht që kjo pati ndikim. Ajo që është gjithashtu e rëndësishme është se shumë nga dokumentet e udhëtimit janë zëvendësuar. Çdo përhapje paniku dhe dhënia e deklaratave populiste që nuk janë në drejtim të zgjidhjes së problemit por janë një lloj vetëpromovimi personal nuk sjell asgjë të mirë. Prandaj grupi parlamentar i LSDM-së dje, dhe natyrisht kryetari i Kuvendit, i cili tani është nga partia jonë, menjëherë ka arritur një konsensus me të gjitha partitë, për të zgjatur afatin e vlefshmërisë së dokumenteve për përdorim të brendshëm, dhe kjo është bërë.

Ministrat tanë sot në seancën e Qeverisë do të propozojnë një zgjidhje me të cilën zëvendësimi i lejeve të shoferit dhe trafikut do të jetë pa pagesë deri në fund të vitit, në kurriz të shtetit, në mënyrë që procesi të zbatohet nga fundi i vitit”, tha Kovaçevski.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Mitreski nesër do t’i shpallë zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare
Next post RMV: Janë sekuestruar 4,4 tonë mish që është i rrezikshëm për qytetarët