Maqedonia e Veriut ndër “delikuentet” e NATO-s, sipas Trumpit (TABELA)

Read Time:1 Minute, 26 Second

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë në mesin e shteteve, të cilave kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ju referua si delikuente ditë më parë, kur u shpreh se do ta linte Rusinë të bënte çfarë të donte me anëtarët e NATO-s që nuk ndajnë 2 për qind të bruto produktit të brendshëm për mbrojtje. Deklarata e ish-presidentit amerikan ka nxitur reagime të shumta. Duke folur në një paraqitje në kuadër të fushatës, Trumpi u shpreh se nuk do t’i mbronte anëtarët që nuk u përmbahen rregullave të aleancës, shkruan gazeta KOHA.

“Nuk keni paguar? Jeni delikuent?” ka thënë Trumpi. “Jo, s’do të ju mbroja juve. Në fakt do t’i inkurajoja ata që të bëjnë çfarëdo dreqi që duan. Ju duhet të paguani. Ju duhet t’i paguani faturat.”

E siç shkruan “Associated Press”, janë 19 aleate të NATO-s që nuk e përmbushin udhëzimin e shpenzimit për mbrojtje të 2 për qind të GDP-së. Ndër to janë Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, që më 2023, sipas AP-së, kanë ndarë 1.8 për qind të GDP-së për mbrojtje. Sikur Maqedonia, nën prag janë edhe Luksemburgu, Belgjika, Spanja, Turqia, Sllovenia, Kanadaja, Italia, Portugalia, Republika Çeke, Gjermania, Danimarka, Norvegjia, Holanda, Kroacia, Bullgaria, Mali i Zi e Franca.

Në ndërkohë, Sllovakia, Mbretëria e Bashkuar, Letonia, Hungaria, Rumania, Finlanda, Lituania, Estonia, Greqia, SHBA-ja e Polonia, janë shtetet që kanë ndarë mjete sipas udhëzimeve të NATO-s. Dypërqindëshi është pikë referimi që çdo anëtar duhet të shpenzojë për mbrojtjen e vet në mënyrë që të kontribuohet në mbrojtjen e përbashkët të aleancës. Megjithatë, qëllimi është vullnetar dhe s’ka borxh apo “delikuencë”, raporton koha.mk.

 

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Rina Ajdari: Edhe një projekt kapital i realizuar nga BDI-ja
Next post Shqipëria pranon letërnjoftimet me emrin e vjetër të shtetit