Zejdi: Dje jam takuar me Ali Ahmetin, u dakorduam në shumë pika të përbashkëta
Kryetari i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi-Zejdi në një deklaratë për TV21 tha se dje ka pasur takim me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti. Zejdi tha se në takim është folur për bashkëpunim eventual në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale, Rexhepi thotë se me Ahmetin janë pajtuar që të diskutohet në nivel komisionesh për bashkëpunimin e mundshëm.
“Dje madje kishim edhe një takim me kryetarin e BDI-së, ku diskutuam mundësinë e bashkëpunimit në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe presidenciale, kishte bisedime të detajuara dhe ato që për ne është shumë e rëndësishme është që platforma jonë programore të jetë pjesë përbërëse e procesit zgjedhor, qoftë me BDI-në me Frontin Europian, qoftë nëse nesër ka ndonjë ofertë me frontin opozitar. U dakorduam në shumë pika të përbashkëta dhe besoj që e lam që në nivel komisionesh të diskutohen detajet rreth platformës programore, në momentin që do të ketë konkret diçka atje, do të japim deklaratë publike”, tha Rexhepi.
Të Tjera
NATO dislokon trupa në RMV dhe Kosovë
Kështu njoftoi NATO-ja më 30 shtator, duke thënë se kjo është hera e parë që forca të ARF-së do të...
Dauti: Nuk lejova që VMRO dhe LSDM ta fusin në rend dite Ligjin për “branitellat”
Deputetët e LSDM-së dhe VMRO-së në mbledhjen e sotme të Komisionin parlamentar për politikë sociale, demografi dhe rini, sërish kërkuan...
Anketë: BDI forca e dytë politike në vend
BDI E VETME 13.9%, KATËR PARTI TË VLEN – 11.7% Katër partitë pjesë e koalicionit VLEN bashkë gëzojnë përkrahjen e...
Ministri i Administratës, Goran Minçev, ka ndaluar punësimet me balanser
Ministri i Administratës, Goran Minçev, ka ndaluar punësimet me balanser. Për këtë, ka shkruar Anita Latifi ku pushtetit, ia uroi...
Alpinistja e zhdukur gjendet e vdekur në Malin Sharr
Një apliniste 72-vjeçare sot në mëngjes është gjetur në Malin Sharr në rajonin e Lubotenit, pa shenja jete, njoftoi Qendra...
Rrahu nënën e tij, arrestohet 32 vjeçari nga Gostivari
Me datë 30.09.2024, në ora 01:10, zyrtarë policorë të Policisë së Gostivarit në rrugën ,,18 Nëntori” në Gostivar kanë privuar...
Average Rating