Goli i Leipzigut ishte i rregullt!

Read Time:48 Second

Reali i Madridit fitoi 0-1 përballë Leipzigut falë një goli shumë të bukur të Brahim Diaz, duke hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit në çerekfinalet e Champions League.

Skuadra e Carlo Ancelottit pati edhe fat. Portieri Lunin kreu disa pritje të rëndësishme, teksa sllovenit Sesko iu anulua një gol në minutën e dytë.

Në lidhje me episodin e golit të anuluar të skuadrës gjermane, Toni Kroos u tregua i sinqertë.

Duke theksuar se goli ishte i rregullt.

“Në pushim folëm shumë për atë që ndodhi në minutën e dytë, për golin e anuluar të Leipzigut. Nuk ishte në pozicion të parregullt! Pati një shtytje të vogël ndaj portierit, nëse e vutë re.

Mendoj se kjo nuk është në favorin e futbollit. Gjithsesi, unë mendoj se ishte gol i rregullt…

Kam idenë se u anulua për pengimin ndaj portierit, por Lunin nuk mund ta arrinte topin, kështu që duhej akorduar gol”, u shpreh mesfushori gjerman i “Los Blancos”.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Zejdi: Dje jam takuar me Ali Ahmetin, u dakorduam në shumë pika të përbashkëta
Next post Shaqiri: Pas Sellcës vazhdojmë me punimet në shkollat tjera, gjimnazi ‘Sami Frashëri’ Kumanovë do ketë super modern objekt