Fushata për zgjedhjet parlamentare fillon më 18 prill
Fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të planifikuara për më 8 maj të këtij viti fillon më 18 prill në ora 00:00 dhe do të zgjasë deri në orën 24:00 të datës 6 maj, njoftoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ).
Sipas orarit të miratuar nga KSHZ-ja, fushata zgjedhore fillon 20 ditë para ditës së zgjedhjeve dhe në rrethin e parë dhe të dytë të votimit dhe duhet të mbyllet 24 orë para ditës së zgjedhjeve dhe në ditën e zgjedhjeve.
Rezultatet e sondazheve të opinionit publik lidhur me pjesëmarrësit në procesin zgjedhor publikohen jo më vonë se pesë ditë para ditës së caktuar për mbajtjen e zgjedhjeve, gjegjësisht jo më vonë se data 2 maj deri në orën 24:00.
Listat e kandidatëve për deputetë pjesëmarrësit në zgjedhje duhet t’i dorëzojnë KSHZ-së më së voni deri më 2 prill, ora 24:00 – 35 ditë para ditës së zgjedhjeve.
KSHZ-ja do ta mbajë shortin për të përcaktuar listën e vetme të kandidatëve për deputetë më së voni më 13 prill.
Inspektimi publik i Listës Zgjedhore fillon më 28 shkurt dhe do të zgjasë deri më 18 mars në orën 24:00, deri në këtë datë do të mund të dorëzohen kërkesat për regjistrim, shtim ose fshirje të të dhënave në Listën Zgjedhore.
Të Tjera
“Ma shau motrën”! Apasiev “ju kërkon fer” deputetëve të VMRO-së!
Deputeti dhe lideri i së Majtës, Dimitar Apasiev, në seancën e sotme të Kuvendit fillimisht ka hyrë në një debat...
Osmani: Çdo përpjekje për të minuar të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, do të përballet me kundërshtim të vendosur dhe unitet të palëkundur!
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në fjalimin e saj para deputetëve në Kuvendin e Kosovës tha se po i ndjek...
Shqipja në Maqedoninë e Veriut: Çfarë po e pengon zbatimin e Ligjit për gjuhët?
Një deklaratë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, rreth përdorimit të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, u bë një...
“Rrugës së Butiqeve” në Tetovë i kthehet pamja e vjetër, gjatë ditës do të mbyllet për makinat
“E konstruuar sipas modelit që ishte dikur, ende pa u përfunduar edhe pse kanë mbetur edhe shumë pakë ditë, sot,...
Kurti për bashkimin kombëtar: Jo, nuk është tash koha për këtë
“Jo, nuk është tash koha për këtë”, kështu i është përgjigjur pyetjes së prestigjiozes zvicerane “Neue Zurcher Zeitung”, kryeministri Albin...
Sela thirrje Mickoskit: Ta heqim 20%, meqë nuk keni asgjë kundër shqipes
“Në Maqedoni askush nuk është kundër gjuhës shqipe”, kështu tha kryeministri Hrisitijan Mickoski, deklaratë për të cilën i reagoi kryetari...
Average Rating