BDI: Vendim për keqardhje i Pendarovskit

Read Time:1 Minute, 0 Second

Pas mos dekretimit  të ligjit nga presidenti Pendarovski sot ka reaguar BDI-ja.

Nga BDI thonë se “ 2 vite me radhë, opozita bllokonte ligjin për largimin e kazinove dhe bastoreve nga shkollat dhe fëmijtë tanë. Motivet i njohim të gjithë. Pas të gjitha bllokadave dhe obstrukcioneve, shumica parlamentare më në fund e miratoi ligjin i cili u përshëndet nga të gjithë qytetarët, shqiptarë, maqedonas, turq, rom, srb, boshnjak dhe të gjithë të tjerët, në veçanti nënat me bekimin “na i shpëtuat fëmijtë”, si edhe nga shoqatat antibixhoz.  Besimin e deputetëve dhe qytetarëve që e mbështetën atë si dhe gjithë këtë betejë për largim të kazinove dhe bastoreve nga shkollat dhe fëmijtë tanë, për dyfishim të tatimeve dhe rritje të hyrave buxhetore dhe vështirësim të procedurave për hapje dhe zgjërim të industrisë, Pendarovski e hodhi në shportën e plehrave, zgjodhi anën e bastoreve dhe kazinove.

Arsyetimin se qenka “keqpërdorur” flamuri europian për miratimin e ligjit është përallë mbas darke, imagjinoni, s’paska patur vërejtje për përmbajtjen por për procedurën.

Nuk dorëzohemi nga kjo betejë dhe jemi të bindur se të gjithë deputetët me ndërgjegjë të pastër janë në anën kundër bastoreve dhe kazinove”, thuhet në reagimin e Bashkimit Demoktarik për Integrim.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Në Gjykatën Kushtetuese janë formuar 5 lëndë, në lidhje me kaosin për ndryshimin e dokumenteve
Next post Faton Ahmeti: Gjashtë vite pa Abdilaqim Ademin