Ali Ahmeti nuk e mohon kandidaturën për President

Read Time:51 Second

Në një prononcim për Indeksonline, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti s’e ka përjashtuar mundësinë e kandidimit për president të Maqedonisë Veriore.

Ahmeti është shprehur se do të ketë diskutime në parti.

“Për këto cështje vendoset në organet e partisë. Akoma nuk ka një seancë pëe t’i shqyrtuar temat dhe opsionet në të cilst do të perballet BDI”, ka thënë Ahmeti për Indeksonline.

Ndryshe, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, zv/kryeminsitri Artan Grubi po qëndrojnë sot në Prishtinë.

Ata po marrin pjesë në përurimin e librit “Shtet i ri, burrë shteti modern: Hashim Thaçi, një biografi”, nga autorët Roger Boyes dhe Suzy Jagger.

“Ky promovim po organizohet në shenjë të 16-vjetorit të shpalljes së Kosovës shtet i pavarur dhe demokratik. Kosova ka hyrë në vitin e katërt prej kur presidenti Thaçi, figura kryesore e pavarësisë, po mbahet padrejtësisht në Hagë, të cilit nuk i është mundësuar madje as arresti shtëpiak, as atij dhe as bashkëluftëtarëve të tij”, ka thënë Ismail Syla, ish-këshilltar i Thaçit./Indeksonline/

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Asaf Abduramani: Lëshuam në përdorim Qendrën për transplant të qelizave Staminale Hematopoetike
Next post Xhaferi: Në Reçicë duhet të pyesni për kandidatin e BDI-së për president