Xhaferi: Në Reçicë duhet të pyesni për kandidatin e BDI-së për president
Në prag të zgjedhjeve presidenciale disa parti politike tani më vetëm se kanë promovuar kandidatët e tyre për Presidentë, e disa të tjera ende nuk e kanë zyrtarizuar se kush do të kandidojë edhe pse në opinon fliten emra të përvetshëm. Partia në pushtet Bashkimi Demokratik për Integrim, ende nuk ka precizuar se kush do të jetë kandidati i tyre. Për këtë çështje u pyet nga gazetarët kryeministri teknik, Talat Xhaferi. Nëse BDI do të shkojë me një kandidat të pavarur në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, Xhaferi tha se për këtë gazetarët duhet të shkojnë të pyesin në selinë e partisë në Reçicë të Vogël.
TALAT XHAFERI,KRYEMINSITËR TEKNIK
“Do të shkoni në Reçicë dhe do të uleni për të biseduar me liderin. Unë jam kryeministër dhe përfaqësoj Qeverinë, ndërsa jo Bashkimin Demokraitk për Integrim” .
Ndërkaq, partia tjetër në pushtet ka disa propozime për president. Anëtari i Bordit Ekzekutiv të LSDM-së, Andrej Petrov, tha se një nga propozimet për president është Stevo Pendarovski.
ANDREJ PETROV,ANTAR I BORDIT EKZEKUTIV
“Ka më shumë kandidatë, rreth pesëmbëdhjetë që janë shumë të rekomanduar dhe rreth 15 emra të tjerë që nuk janë përmendur. Është një procedurë në të cilën duhet të ngushtohet ai rreth dhe pastaj të vendosin organet e partisë. Stevo Pendarovski është një nga propozimet që vjen nga më shumë organizata komunale të LSDM-së, por ka edhe të tjerë”.
Partia opozitare maqedonase, VMRO DPMNE, kandidatin e saj do të shpallë në konventën partiake që do ta mbajë më 2 mars, ndërsa kandidaturën për president e ka shpallur partia “E Majta”, e cila do të garojë me profesoreshën, Biljana Vankovska.
Afati për shpalljen e kandidaturave për garën presidenciale është deri më 19 mars. /SHENJA/
Të Tjera
NATO dislokon trupa në RMV dhe Kosovë
Kështu njoftoi NATO-ja më 30 shtator, duke thënë se kjo është hera e parë që forca të ARF-së do të...
Dauti: Nuk lejova që VMRO dhe LSDM ta fusin në rend dite Ligjin për “branitellat”
Deputetët e LSDM-së dhe VMRO-së në mbledhjen e sotme të Komisionin parlamentar për politikë sociale, demografi dhe rini, sërish kërkuan...
Anketë: BDI forca e dytë politike në vend
BDI E VETME 13.9%, KATËR PARTI TË VLEN – 11.7% Katër partitë pjesë e koalicionit VLEN bashkë gëzojnë përkrahjen e...
Ministri i Administratës, Goran Minçev, ka ndaluar punësimet me balanser
Ministri i Administratës, Goran Minçev, ka ndaluar punësimet me balanser. Për këtë, ka shkruar Anita Latifi ku pushtetit, ia uroi...
Alpinistja e zhdukur gjendet e vdekur në Malin Sharr
Një apliniste 72-vjeçare sot në mëngjes është gjetur në Malin Sharr në rajonin e Lubotenit, pa shenja jete, njoftoi Qendra...
Rrahu nënën e tij, arrestohet 32 vjeçari nga Gostivari
Me datë 30.09.2024, në ora 01:10, zyrtarë policorë të Policisë së Gostivarit në rrugën ,,18 Nëntori” në Gostivar kanë privuar...
Average Rating