Thaçi: Albin Kurti nuk e përkrah opozitën shqiptare

Read Time:47 Second

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk i përkrah partitë opozitare shqiptare.

Thaçi thotë se partitë opozitare shqiptare në Maqedoni po mundohen ta tërheqin atë dhe ta implikojnë në zgjedhjet e Maqedonisë edhe shtetin e Kosovës.

“Albin Kurti nuk i përkrah ata. Unë mendoj se si natyrë, si politikan, si intelektual, si njeri jashtëzakonisht i përgatitur, mendoj se Albin Kurti jep një performancë politike si kryeministër i Kosovës se është i pakënaqur me pozitën e shqiptarëve në Maqedoni në sistem dhe me statusin e tyre shoqëroro-juridik. Super. E vërtetë. Edhe ne jemi të pakënaqur”, deklaroi Menduh Thaçi në “KlanM”.

Thaçi foli edhe për zgjedhjet presidenciale në vend, ku kandidaturën e Arben Taravarit e quajti si gabim dhe se kjo i shërben OBRM-PDUKM-së.

Thaçi po ashtu i kërkoi kryetarit të BDI-së që të mos nxjerr kandidat për president, por të mbështesë kandidatin e LSDM-së./Telegrafi/

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post LSDM: Në vend të zgjidhjes, VMRO po bllokon dhënien e pasaportave
Next post Ndërroi jetë Izair Samiu-komandant Baci i UÇK-së