Ndërroi jetë Izair Samiu-komandant Baci i UÇK-së

Read Time:47 Second

Sot u nda nga jeta, Izair Samiu nga Shemshova e Tetovës, një nga emrat e mirënjohur të luftërave çlirimtare të UÇK-së Në Kosovë dhe më pas Maqedoni.

Lajmi u bë i ditur nga familjarë dhe bashkëluftarë të tij.

Ai ishte i njohur si komandant Baci. Fillimisht pjesëmarrës në betejen e Koshares bashkë me vëllaun e tij Komandant ZOGUN. Më pas nisën organizimin dhe udhëhoqën edhe luftën e UÇK-së në Malësinë e Tetovës. Komandant Baci ishte një nga luftëtarët e dalluar të betejës në rajonin e Tetovës gjatë luftës së 2001.

“Izair Samiu, luftëtar trim dhe guximtar i pashoq, nga ditët e para në luftën e lavdishme të UÇK-së. Njeriu, i cili asnjëherë nuk u pajtua me sistemin sllavomaqedon. I përjetshëm kujtimi për jetën dhe veprimtarinë atdhetare e patriotike të Izair Samiut – Komandant Baci. Ngushëllime familjes së ngushtë, miqve dhe bashkëluftëtarëve të tij”, ka shkruar Daim Iseni nga Shoqata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Thaçi: Albin Kurti nuk e përkrah opozitën shqiptare
Next post Bastisje në Manastir, ndalohet dy persona