MPB-Maqedoni: Me SMS qytetarët do të njoftohen nëse e kanë pasaportën gati

Read Time:48 Second

Ministria e Punëve të Brendshme në një komunikatë për media, ka njoftuar se me qëllim të lehtësimit të procesit të marrjes së pasaportave të gatshme, nga dita e hënë, do t’ju dërgoj SMS porosi qytetarëve të cilët e kanë gati pasaportën.

Po ashtu qytetarët do të mund që në faqen mvr.gov.mk të kontrollojnë nëse pasaporta e tyre është gati.

“I lusim qytetarët të cilët nuk kanë marrë SMS porosi ose në faqen e internetit të MPB-së nuk kanë konfirmim se pasaporta e tyre është e gatshme të mos vijnë në objektin e RTVM-së për shkak se kjo nënkupton se dokumenti i tyre nuk është i gatshëm. Kjo vlen për qytetarët të cilët janë fotografuar në objektin e RTVM-së ose në SP ‘Prolet’.”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Qytetarët të cilët janë fotografuar në pikat tjera në Shkup ose në qytetet tjera, pasaportat e gatshme do të do t’i marrin sikurse deri tani.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Mickoski: Këtë herë BDI-ja do të mposhtet
Next post Petrovska: Nuk ka pse të kthehet shërbimi ushtarak në RMV