BDI – Dega Tetovë: Kasami po i shpërblen “Vojvodat” e VMRO-së, çfarë borxhi ka ndaj tyre?

Read Time:1 Minute, 10 Second

Dega e BDI-së në Tetovë, përmes një komunikatë për shtyp ka reaguar në lidhje me emërimin e Branisllav Jakimovskit në pozitën e zëvendës drejtorit në NPK – Tetovë.

Nga BDI thonë së i lartpërmenduri është person me prirje ekstreme nacionaliste dhe anti-shqiptare, dhe njëherit e pyesin kryetarin e komunës së Tetovës, Bilall Kasami, se çfarë borxhi kanë ndaj VMRO-së që e shpërblejnë me këto pozita?

Komunikata e plotë:

“Hipokrizia e udhëheqësisë së komunës së Tetovës çdo ditë e më shumë po del në shesh.

Rast i tillë është edhe emërimi i “Vojvodës” së VMRO-DPMNE-së, Branisllav Jakimovski, si zëvendës drejtor i NPK-së.

Jakimovski njihet në opinion si mbështetës i vendosjes së kryqit në Kodrën e Diellit në Tetovë, gjë e cila shihet edhe nëpër postimet e tij në rrjetet sociale.

I njëjti është edhe anëtar i Institutit Patriotik të VMRO-DPMNE-së “Goce Dellçev. Institut ky që njihet për qëndrime ekstreme nacionaliste dhe anti-shqiptare.

Atë që e kemi thënë më heret, po vërtetohet. Kryqi në Kodër të Diellit është vendosur në bashkëpunim mes partnerëve të koalicionit, Lëvizja Besa dhe VMRO-DPMNE.

Ky bashkëpunim është aq i thellë, saqë kryetari Kasami detyrohet të largojë nga puna bashkëpartiakët e tij për t’i zëvendësuar më “Vojvodat” e VMRO-së.

Çfarë borxhi ka Kasami ndaj VMRO-DPMNE-së që është duke i shpërblyer me pozitat më të rëndësishme në komunë?”, përfundon komunikata.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Sela : 16 vjet Pavarësi , Kosova ishte djepi i çdo lëvizje kombëtare!
Next post Osmani nga Mynihu: Në këto zgjedhje qytetarët do të vendosin për Europë ose për Rusi