Truproja e Mickoskit sulmoi një polic / Menjëherë u arrestua, VMRO-DPMNE do ta shkarkojë nga të gjitha detyrat

Read Time:2 Minute, 21 Second

Rreth 40 minuta pas mesnate ka ndodhur një incident në një lokal në Qendër të Shkupit. Në të u përfshinë punonjës policie. Njëri është i punësuar si sigurim i kreut të partisë opozitare Hristijan Mickoski. Sipas informacioneve të pakonfirmuara, Ivica B., i cili është polic, por aktualisht punon si sigurim personal i Mickoskit, ka sulmuar një polic i cili në atë moment ishte duke kryer detyrë zyrtare. Ngjarja është konfirmuar nga MPB-ja, nga ku thonë se është arrestuar menjëherë 43-vjeçari Ivica.

“I.B. është dërguar në stacionin policor dhe është njoftuar prokurori publik, sipas udhëzimeve të të cilit ndërmerren masat dhe veprimet e duhura dhe pas përfundimit të procedurës do të vijojë parashtresa përkatëse sipas udhëzimeve të prokurorit dhe Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, Hetimet Penale dhe Standardet Profesionale, sipas dokumentacionit të plotë të ngjarjes, do të marrin masat përkatëse disiplinore në përputhje me marrëveshjen kolektive të MPB-së”, thonë nga MPB.

Ministri i Punëve të Brendshme, Toshkovski, i cili vjen nga VMRO-DPMNE, e dënoi incidentin në mënyrë të ashpër. Tha se tashmë është njoftuar edhe Prokuroria dhe shpreson që rasti të zgjidhet sa më shpejt.

“Për ngjarjen e lartpërmendur është njoftuar menjëherë prokurori publik kompetent, i cili ka dhënë udhëzime sipas të cilave veprohet dhe nga ana e shërbimeve kompetente në ministri kam kërkuar që të veprojnë në mënyrë sa më profesionale dhe në përputhje me procedurat standarde operative, e gjithë kjo me qëllim që të zbardhet sa më të shpejtë kjo çështje ndërsa për rezultatin e veprimeve të ndërmarra do të njoftohet menjëherë opinioni publik”, tha Pançe Toshçkovski, minister i Brendshëm.

Me reagim doli edhe zëvendësministri shtesë i Punëve të Brendshme.

“Sulmi ndaj një punonjësi policie është sulm ndaj shtetit! I njëjti është privuar nga liria dhe i bëj thirrje kontrollit të brendshëm dhe SPB Shkup që të veprojnë në përputhje me rrethanat dhe në mënyrë sa më profesionale. Historia maqedonase nuk kujton një rast të tillë që një ish-funksionar i lartë i policisë të sulmojë dhe të pengojë kolegun e tij në kryerjen e detyrës zyrtare”, u shpreh Mitko Bojmacaliev, zëvendësministër shtesë i Punëve të Brendshme.

Zyrtarisht ende nuk dihen arsyet e ngjarjes. Mirëpo, nga opozitarja VMRO-DPMNE ku Ivica është punësuar si truprojë, thonë se bëhet fjalë për padurim personal mes policëve.

“Personi i përmendur për të cilin mediat raportojnë se ka qenë pjesë e një incidenti është punësuar si pjesë e sigurimit, por nuk është shef i sigurimit të kryetarit të VMRO-DPMNE-së. Pas kësaj ngjarjeje do të largohet nga sigurimi dhe nuk do të ketë asnjë angazhim lidhur me kryetarin e partisë”, theksuan nga VMRO-DPMNE.

VMRO-DPMNE gjithashtu kërkoi nga autoritetet që të marrin të gjitha masat e nevojshme për zbardhjen e ngjarjes dhe të ndëshkojnë të gjitha llojet e dhunës, duke vepruar në përputhje me ligjin.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Si asnjëherë më parë, partitë ndezin motorët
Next post Lloga: Me vulën tonë u bë kryeparlamentari dhe kryeministri i parë shqiptar