Sot 16 vjet më parë SHBA njohu Kosovën
Ambasada amerikane në Prishtinë ka shpërndarë deklaratën e sekretares së atëhershme të Shtetit, Condoleezza Rice, përmes së cilës SHBA-ja njohu zyrtarisht Kosovën shtet, më 18 shkurt 2008.
“Në këtë ditë, 16 vjet më parë, Shtetet e Bashkuara e njohën zyrtarisht Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur. Në deklaratën e Sekretares së atëhershme të Shtetit, Condoleezza Rice, thuhej se presidenti Bush iu përgjigj pozitivisht kërkesës së Kosovës për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve tona. Vendosja e këtyre marrëdhënieve do të riafirmojë lidhjet e veçanta të miqësisë që kanë lidhur së bashku popujt e Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës”, ka shkruar ambasada.
Në letër, SHBA kishte përmendur edhe Planin e Ahtisaarit, të cilit i kishte dhënë mbështetje dhe ishte zotuar se do të ndihmonte për ta implementuar atë. Në fund shkruhej: “Derisa Kosova sot fillon jetën e saj si një shtet i pavarur, Shtetet e Bashkuara zotohet se do të vazhdojë të jetë partneri dhe miku i saj i ngushtë”.
Të Tjera
NATO dislokon trupa në RMV dhe Kosovë
Kështu njoftoi NATO-ja më 30 shtator, duke thënë se kjo është hera e parë që forca të ARF-së do të...
Dauti: Nuk lejova që VMRO dhe LSDM ta fusin në rend dite Ligjin për “branitellat”
Deputetët e LSDM-së dhe VMRO-së në mbledhjen e sotme të Komisionin parlamentar për politikë sociale, demografi dhe rini, sërish kërkuan...
Anketë: BDI forca e dytë politike në vend
BDI E VETME 13.9%, KATËR PARTI TË VLEN – 11.7% Katër partitë pjesë e koalicionit VLEN bashkë gëzojnë përkrahjen e...
Ministri i Administratës, Goran Minçev, ka ndaluar punësimet me balanser
Ministri i Administratës, Goran Minçev, ka ndaluar punësimet me balanser. Për këtë, ka shkruar Anita Latifi ku pushtetit, ia uroi...
Alpinistja e zhdukur gjendet e vdekur në Malin Sharr
Një apliniste 72-vjeçare sot në mëngjes është gjetur në Malin Sharr në rajonin e Lubotenit, pa shenja jete, njoftoi Qendra...
Rrahu nënën e tij, arrestohet 32 vjeçari nga Gostivari
Me datë 30.09.2024, në ora 01:10, zyrtarë policorë të Policisë së Gostivarit në rrugën ,,18 Nëntori” në Gostivar kanë privuar...
Average Rating