Kryeministri Xhaferi për vizitë në Konviktin shtetëror studentor në Tetovë

Read Time:45 Second

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi ka qëndruar për vizitë në Konviktin studentor shtetëror pranë USHT-së në Tetovë.

Kryeministri ka potencuar se ky konvikt është ndër më bashkëkohorët në vend dhe se këtu ofron kushte të dinjitetshme për akomodimin e studentëve.

Kryeministri Xhaferi në një deklaratë para mediave, tha:

“Universiteti nuk do të ishte i kompletuar pa ndihmën e qeverisë për ndërtimin e konviktit i cili ka pranuar mbi 300 studentë.

Është konvikti më bashkëkohorë në vend me rreth 4 milionë euro investime. UT-ja ofron kushte të plotësuara për studentët.

Bursat dhe kuotat shtetërore sigurojnë që studentëve të ju lehtësohet studimi dhe procesi zhvillimit të mësimit dhe hulumtimit. Investimi në arsim cilësor është investimi më i nevojshëm dhe më i mirë që mund të bëhet. Dituria është kapital dhe ne nuk do të lejojmë që ky kapital të largohet jashtë kufijve”, përfundoi deklarata e kryeministrit Xhaferi.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Vizita e kryeministrit Xhaferi në USHT
Next post Tetovari e rreh babain e tij 90-vjeçar