Në disa vende evropiane, mund të udhëtohet edhe me pasaportë të vjetër

Read Time:1 Minute, 11 Second

Disa vende evropiane lejojnë hyrjen dhe daljen në vendkalimet e tyre kufitare me pasaportë me emrin e vjetër kushtetues – Republika e Maqedonisë, tregon praktika e ditëve të fundit, thotë një burim i mirëinformuar diplomatik për “360 gradë”.

Nga vendet anëtare të BE-së dhe Shengenit, bëhet fjalë për Gjermaninë, Zvicrën dhe Bullgarinë dhe shembulli i tyre nuk përjashtohet të ndiqet edhe nga vendet e tjera të Evropës. Në këto vende ka një diasporë të madhe nga Maqedonia e Veriut, e cila është e angazhuar në mënyrë të përhershme me punë, kështu që shtetet nuk duan të rrezikojnë ekonominë vendase, duke pasur parasysh problemet me ndërrimin e dokumenteve të udhëtimit të qytetarëve të Maqedonisë sipas afateve të Marrëveshjës së Prespës.

Nga vendet e rajonit mund të udhëtoni drejt Shqipërisë dhe Kosovës me pasaportë të vjetër.

Siç thotë burimi për “360 gradë”, nuk duhet pritur njoftim zyrtar për vendime të tilla nga këto vende pasi nuk do të donin të viheshin në një pozitë të pakëndshme përballë Greqisë.

Nëse praktika vazhdon dhe zgjerohet, do të ulë presionin mbi ambasadat dhe konsullatat e RMV për aplikim për dokumente të reja, si dhe për lëshimin e dokumenteve të udhëtimit.

Se Zvicra vazhdon të njohë pasaportat e vjetra, konfirmoi ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, gjatë vizitës së tij në Ambasadën e RSM-së në Bernë të Zvicrës, ku përveç stacionit bazë, solli edhe një stacion mobil për fotografimin dhe lëshimin e pasaportave

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post FOTO/ Pak para zgjedhjeve, Taravari ndanë gjysmë milioni euro, për punësimin e 1.100 militantëve
Next post Rustemi për rrugën Kërçovë – Ohër: Nuk mund ta anulojmë projektin