Vazhdon eksodi në Tetovë, këtë vit ka 1300 nxënës më pak në shkollat fillore dhe të mesme
Trendi i mbylljes së klasave në shkollat fillore dhe të mesme në Tetovë nuk po ndalet. Statistikat e këtij viti shkollor janë më të errëta.
Krahasuar me vitin e kaluar, këtë vit në shkollat fillore dhe të mesme janë regjistruar 1300 nxënës më pak.
Prindërit janë ende në kërkim të fletshpërnguljeve për fëmijët e tyre dhe shkak, siç theksojnë në sqarimet e tyre, është migrimi në vendet e Evropës Perëndimore.
“Për fat të keq, trendi i rënies së numrit të nxënësve nuk e tejkalon as Komunën e Tetovës. Vitet e fundit, ka pasur më pak nxënës të regjistruar çdo vit shkollor. Për shembull, këtë vit shkollor në shkollat e mesme janë regjistruar 500 nxënës më pak, në shkollat fillore rreth 800. Në Komunën e Tetovës gjatë gjashtëmujorit të parë janë tërhequr 160 nxënës nga shkollat , ndërsa deri në fund të këtij viti shkollor ky numër pritet të rritet në 250. Rënia e numrit të nxënësve krijon problem edhe për stafin mësimdhënës, një numër i madh mësuesish përballen me humbjen e vendit të punës për shkak të mbylljes së paraleleve. Arsyeja kryesore për gjithë këtë është emigrimi në vendet e huaja”, tha për “Sloboden Peçat”, Milena Vuçevska, zëdhënëse e Komunës së Tetovës.
Nga ana tjetër, rrethi i miqve të tetovarëve po ngushtohet nga muaji në muaj. Nuk ka asnjë banor të qytetit, që të mos ketë të afërmi apo mik që nuk është shpërngulur jashtë shtetit me familjen e tij.
Nëse më herët largoheshin vetëm për arsye ekonomike, tani arsyet e largimit nga Tetova, por edhe për mbarë vendin janë të shumëanshme, thonë qytetarët.
Për eksodin masiv në Tetovë flet edhe imazhi i stacionit të autobusëve në Tetovë, ku linja më e rregullt është Tetovë – Berlin dhe Tetovë-Zurih, nga ku tetovarët kohën fundit janë duke blerë bileta vetëm për një drejtim.
Të Tjera
Dalin rezultatet e para për presidencialet
Kandidatja për presidente e VMRO-së, Gordana Siljanovska prin në zgjedhjet presidenciale ndaj kandidatit të LSDM-së, Stevo Pendarovski me 35 mijë...
RMV, sot votojnë të sëmurët dhe të burgosurit, diaspora voton vetëm për kandidatët për president
Në prag të zgjedhjeve të dyfishta – rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare (8 maj), të sëmurët dhe...
Në mesnatë fillon heshtja zgjedhore, të mërkurën do të votohet për zgjedhje presidenciale dhe parlamentare në gjithsej 3.480 vendvotime
Dita e fundit e fushatës për rrethin e dytë të zgjedhjeve të shtata presidenciale dhe të njëmbëdhjeta parlamentare të 8...
Vazhdon trendi i rënies së numrit të filloristëve në Tetovë
Regjistrimi i fëmijëve në shkollat fillore do të fillojë pas përfundimit të pushimit që kanë fëmijët në këtë periudhë, respektivisht...
Punonjësit e shëndetësisë në protestë: Nuk jetohet me rrahje shpatullash, duhet rritje e rrogave
Rreth 30 vjet më parë kishte rreth 18,000 mjekë, sot janë nga gjashtë deri në shtatë mijë. Vetëm nga shëndetësia...
Petrovska në Ditën e NATO-s: Anëtarësimi është konfirmim i përkushtimit tonë për paqe dhe stabilitet
Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska me rastin e 4 Prillit – Ditës së NATO-s, qytetarëve iu drejtua me një videomesazh....
Average Rating