Qehaja: Para-fushata për zgjedhjet, dinamike dhe intenzive
Ambasadori i Kosovës në Maqedoni Florian Qehaja në një intervistë mbrëmë për Alsat ka thënë se para-fushata për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në vend duket dinamike dhe intenzive. Ai shpreson se nuk do të ketë implikime në këto zgjedhje. I pyetur për mundësinë që një shqiptar të bëhet president, Qehaja tha se është dëshmuar se marrja e pozitave të larta shtetërore nuk ka pasur implikime pozitive në terren, duke shtuar se është më e rëndësishme avancimi i të drejtave të shqiptarëve.
“Mendoj se në këtë aspekt këtu sistemi zgjedhor është i atillë që është vështirë të jepet konstatim a mund të ketë apo a duhet të ketë. Mendoj se së voni ka pasur lëvizje pozitive sa i përket marrjes së pozitiva të rëndësishme nga ana e komunitetit shqiptar. Por kjo nuk do të thotë domosdoshmërish se ka pasur implikime shumë pozitive në teren. Këtu po e përmendi çështjen e gjuhës shqipe që mendojmë se nuk është gjuhë e dytë zyrtare në kuptimin e operacional, krahasuar me gjuhën serbe që e kemi ne në Kosovë si gjuhë e dytë zyrtare, gjuha shqipe këtu nuk duket se ka arritur atë nivel, për arsye të ndryshme dhe mendojmë se më shumë janë me rëndësi aspektet e avancimit të të drejtave të shqiptarëve që mendojmë se krahasismisht janë më të mira se më herët, por nuk duhet asnjëri të ndjehet komod se është arritur një nivel i atillë që thjesht nuk ka se çka të arrihet më shumë. Edhe në kuptimin e pozitave ka hapësirë që të vazhdohet tutje që shqiptarët të kenë pjesën e tyre të rëndësishme në raport me fuqinë e votave dhe përqindjen që kanë kandidatët. Ka shumë punë për të bërë në fuqizimin e të drejtave dhe sidomos në aspektet e ndryshme të zhvillimit të këtij vendi nuk po them se Kosova është dukshëm më mirë”, tha Florian Qehaja, Ambasador i Kosovës në Maqedoni.
Megjithatë në bazë ligjore qëndron më mirë. “Në bazë ligjore në kuptimin praktik sa i përket integrimit të serbëve në këtë rast nëse mund ta bëjmë një analogji, atëherë qëndron dukshëm më mirë, por edhe në kuptimin e një kulture demokratike mendojmë që ka shumë aspekte që mund të merren si referencë në Kosovë qoftë edhe nga Shkupi”, shtoi ai./Alsat
Të Tjera
“Ma shau motrën”! Apasiev “ju kërkon fer” deputetëve të VMRO-së!
Deputeti dhe lideri i së Majtës, Dimitar Apasiev, në seancën e sotme të Kuvendit fillimisht ka hyrë në një debat...
Osmani: Çdo përpjekje për të minuar të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, do të përballet me kundërshtim të vendosur dhe unitet të palëkundur!
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në fjalimin e saj para deputetëve në Kuvendin e Kosovës tha se po i ndjek...
Shqipja në Maqedoninë e Veriut: Çfarë po e pengon zbatimin e Ligjit për gjuhët?
Një deklaratë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, rreth përdorimit të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, u bë një...
“Rrugës së Butiqeve” në Tetovë i kthehet pamja e vjetër, gjatë ditës do të mbyllet për makinat
“E konstruuar sipas modelit që ishte dikur, ende pa u përfunduar edhe pse kanë mbetur edhe shumë pakë ditë, sot,...
Kurti për bashkimin kombëtar: Jo, nuk është tash koha për këtë
“Jo, nuk është tash koha për këtë”, kështu i është përgjigjur pyetjes së prestigjiozes zvicerane “Neue Zurcher Zeitung”, kryeministri Albin...
Sela thirrje Mickoskit: Ta heqim 20%, meqë nuk keni asgjë kundër shqipes
“Në Maqedoni askush nuk është kundër gjuhës shqipe”, kështu tha kryeministri Hrisitijan Mickoski, deklaratë për të cilën i reagoi kryetari...
Average Rating